Malishevë, përurohen shtatë vepra të reja letrare dhe historike të autorit Ramadan Krasniqi

Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastratit, vazhdojnë aktivitetet për shënimin e 16 qershorit – Ditës së Çlirimit dhe të Dëshmorëve të komunës dhe të kombit shqiptar të UÇK-së.

Në një ngjarje të veçantë kulturore, u bë përurimi i shtatë veprave të reja letrare dhe historike të autorit të njohur Ramadan Krasniqi. Aktiviteti u mbajt në ambientet e Klubit të Kulturës në Malishevë, në prani të dashamirëve të librit, studiuesve, arsimtarëve dhe përfaqësuesve të institucioneve lokale. Organizatori ishte Shoqata e Kulturës “Tafil Kelmendi”, raporton PrizrenPress.

Takimin e përshëndeti kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, i cili vlerësoi kontributin e autorit Krasniqi në ruajtjen dhe pasurimin e trashëgimisë sonë kulturore, historike dhe letrare.

“Veprat e z. Krasniqi janë dëshmi e një përkushtimi të vazhdueshëm për të ruajtur historinë dhe për të edukuar brezat e rinj përmes fjalës së shkruar”, u shpreh Kastrati.

Gjatë përurimit, u prezantuan temat dhe përmbajtjet e veprave të reja, të cilat trajtojnë motive kombëtare, figura të shquara historike dhe ngjarje me rëndësi për popullin shqiptar. Për këto vepra folën recenzentet.

Ngjarja u përmbyll me diskutime dhe vlerësime nga të pranishmit, të cilët e konsideruan autorin Ramadan Krasniqi një zë të rëndësishëm në letërsinë dhe historinë bashkëkohore shqiptare. Edhe autori falënderoi të pranishmit./PrizrenPress.com

Marketing

Më Shumë

Dy viktima dhe dy në gjendje kritike në Shëngjin, të rinjtë janë nga Kosova

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bregdetin e Shëngjinit, ku katër të rinj që kishin hyrë në det janë përballur me dallgë dhe...

Stadiumi i ri i Suharekës pajiset me leje ndërtimore, hapet rruga për nisjen e projektit madhor

Komuna e Suharekës ka dhënë lejen ndërtimore për stadiumin e ri sipas standardeve të UEFA-s, me kapacitet prej 6,500 ulësesh të mbuluara. Një hap i...

Lajmet e Fundit