4.4 C
Prizren
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025

Latifi mban takim me punonjësit e Administratës

Takimet e tij gjatë ditës së sotme, Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi i ka vazhduar duke u takuar me të gjithë punonjësit e Administratës të Komunës së Rahovecit, qëllimi i takimit ishte i karakterit njoftues.

Në fjalën e tij Kryetari i Komunës, Smajl Latifi para punonjëseve fillimisht i ka uruar për punën dhe angazhimin e tyre që kanë pasur deri më tani por edhe për punët dhe angazhimet që kanë para vetës në përputhje me detyrimet të cilat janë të parapara me ligj.

Kryetari Latifi poashtu ka thënë se secili prej jush, i ka detyrat e përshkruara dhe ka kërkuar nga ata që të respektohen të gjitha detyrat të cilat i janë të caktuara me kontratë. Ai u premtoj atyre se do të jetë Kryetar i tyre, pa dallime partiake.

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një grua në Prizren

Një grua është gjetur pa shenja jetë në shtëpinë  e saj të martën në Prizren. Në raportin e policisë bëhet e ditur se me vendim...

15 shkyçje në Prizren e 10 në Suharekë për mospagesë të ujit

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A në  Prizren ka zhvilluar sot, më 24 dhjetor 2025, një aksion për shkyçjen e konsumatorëve që nuk kanë kryer pagesat...

Lajmet e Fundit