LDK dhe PDK akuzojnë VV-në: Në Prishtinë dhe Prizren i manipuluan votat përmes “trenit bullgar”

Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sami Hamiti dhe të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi, janë ankuar për manipulim të votave në Komunën e Prishtinës dhe Prizrenit, duke deklaruar se në këto dy komuna është përdorur metoda e “trenit bullgar”.

Ata këto deklarata i kanë bërë në konferencën e mbajtur nga KQZ-ja, më rastin e certifikimit të rezultateve në shumicën e komunave të Kosovës.

Pjesë e diskutimeve ka qenë edhe përfaqësuesi i VV-së, në KQZ, Adnan Rrustemi, i cili ka theksuar se ky institucion po shfrytëzohet për interesa politike, duke propozuar që rezultati në secilën komunë të votohet veç e veç.

Sami Hamiti, nga LDK-ja, ka thënë se kanë një trysni të madhe që në Prishtinë të mos ketë rinumërim të votave.

“Nga votat me kusht kemi tri zarfe që janë të fshehtësisë, janë të zbrazëta. Kjo ta jep orientimin se kemi të bëjmë me trenin bullgar. Unë mendoj që problemet që janë sjellë, dhe angazhimi që të mos bëhet rinumërimi, tregon se diçka ka ndodhur në kuti”, ka theksuar Hamiti. /Telegrafi/

Më Shumë

Fillon në Prizren turneu ndërkombëtar i veteranëve Kupa Botërore e Paqes

Në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren ka nisur turneu ndërkombëtar i futbollit për veteranë “Kupa Botërore e Paqes” (World Peace Cup), i organizuar nga...

Përkujtohet në Prizren aktori i madh Bekim Fehmiu

Më 15 qershor 2010 u nda nga jeta Bekim Fehmiu, aktori i madh shqiptar dhe një nga figurat më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Lajmet e Fundit