Një 33-vjeçar ka vdekur në Suharekë pas një aksidenti të ndodhur mbrëmë, pasi ra nga pema e një qershie me lartësi diku 6 metra.
KLIKO VIDEON:https://www.facebook.com/share/v/1EUQU2y1vf/
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësii i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai tha se policia është njoftuar nga Emergjenca e Suharekës se F.B., rreth 33 vjeç, është transportuar me autoambulancë nga shtëpia e tij në fshatin Leshan, Komuna e Suharekës, pas një rënieje nga një pemë qershie nga një lartësi rreth 5–6 metra.

Fillimisht ai është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ndërsa më pas është transferuar në QKUK – Prishtinë, ku rreth orës 21:15 është konstatuar vdekja e tij.
Në vendin e ngjarjes dhe në institucionet shëndetësore kanë dalë njësitë relevante policore dhe hetuesit kompetentë, të cilët në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë iniciuar rastin “Hetim i Vdekjes”.
Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
https://prizrenpress.com/428407-2j/
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
