7.9 C
Prizren
E mërkurë, 1 Prill, 2026

LDK-ja në Zhur përkrah Eqrem Kryeziun për kryetar të Prizrenit

LDK-logo5-23Dega e Lidhjes Demokratike të Kosvës (LDK) në Zhur, ka marrë vendim që të përkrah kandidatin për kryetar të Prizrenit, Eqrem Kryeziun. Kryetari i LDK-së në Zhur, Shukri Vezaj tha se nuk do të kundërshtojnë vendimin e Kryesisë në Prishtinë. “Po do ta përkrahim, nuk kemi çka të bëjmë tjetër”, tha Vezaj për “PrizrenPress”.

LDK-ja në Prizren, ka dërguar dy emra për kryetar, atë të Eqrem Kryeziut dhe Hanifi Muharremit. Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) Dega në Zhur, ndërkaq ka propozuar Nijazi Ademajn për kandidat për kryetar të Prizrenit. Emri i Ademajt është dërguar edhe në Kryesi të LDK-së në Prishtinë. Dega e LDK-së në Prizren dhe ajo në Zhur, nuk kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët në përzgjedhjen e kandidatit për kryetar të Prizrenit.

Këto dy degë të LDK-së, në mungesë të gjetjes së një kandidati të përbashkët, veç e veç, i kanë dërguar propozimet e tyre në Prishtinë për kryetar të Prizrenit.

Kryesia e LDK-së në Prishtinë ka marrë sot vendim për emrimin e Eqrem Kryeziut për kryetar të Prizrenit. Vendimi ëhstë marrë në mënyrë unanime.

Kryetari i Degës së LDK-së në Zhur, Shukri Vezaj tha ndërkaq se pavarësisht pakënaqësive do të përkrah Kryeziun për kryetar të Prizrenit. “Dobësia e krejt kësaj është që nuk na kanë konsultuar, por ne do ta përkrahim pavarësisht veprimeve të tyre jo të drejta në raport me kërkesat e LDK-së në Zhur”, tha Vezaj. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Junior 06 kampion të Kupës së Kosovës U14

Junior 06 Moni Bau është shpallur kampion i Kupës së Kosovës U14 për vajza, pas një finaleje të zhvilluar me ritëm të lartë dhe...

Suharekë, homazhe në kujtim të viktimave të familjes Berisha

Në përkujtim të një prej ngjarjeve më të dhimbshme të luftës në Kosovë, sot u zhvilluan homazhe në nder të viktimave të familjes Berisha....

Lajmet e Fundit