5.5 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

LDK-ja sot zgjedh kryetarin e ri

Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të mbajë Kuvendin e jashtëzakonshëm ku do të zgjidhet kryetari i ri pas dorëheqjes së Isa Mustafës nga kjo pozitë të cilën e mbajti për 10 vite.

Në Kuvendin Zgjedhor, që pritet të fillojë në orën 10:00, marrin pjesë 355 delegatë nga të gjitha degët e kësaj partie.

Në garë për të marrë timonin e LDK-së janë paraqitur katër kandidatura deri tani, ajo e Lutfi Hazirit, Lumir Abdixhikut, Anton Qunit dhe Besian Mustafës.

Isa Mustafa ka dhënë dorëheqje nga pozita e të parit të LDK-së pas rezultatit jo të mirë në zgjedhjet e 14 shkurtit ku partia e udhëhequr nga ai u rendit në vendin e tretë me 12.73 për qind të votave.

Kryetari i ri i LDK-së do ta drejtojë partinë për dy vitet e ardhshme, ku edhe do të mbahet Kuvendi i rregullt zgjedhor. Kryetari i ri do të jetë i katërti që nga themelimi i kësaj partie në vitin 1989.

Më poshtë mund të shihni agjendën e plotë të Kuvendit Zgjedhor të LDK-së.

Image

Më Shumë

27 vjet nga masakrimi i 243 shqiptarëve në Krushë të Madhe

Krusha e Madhe përkujton sot të vrarët dhe të masakruarit nga forcat serbe, ku nuk janë kursyer as gratë, fëmijët dhe pleqtë. 27 vjet më...

Abrashi: Osmani e ka shkelur Kushtetutën “me të dy këmbët”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka komentuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, duke thënë se presidentja Vjosa...

Lajmet e Fundit