8.8 C
Prizren
E hënë, 18 Nëntor, 2024

LDK kërkon nga Haskuka anulimin e konkursit të drejtorëve të rinj të shkollave në Prizren

Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) në Prizren, kërkon nga kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka që të anulojë konkursin e drejtorëve të rinj të shkollave.

“Duke marrë parasysh se ka raportime për favorizime politike e shkelje tjera kërkojmë të anulohet tërë konkursi duke e rifilluar një proces të ri të përzgjedhjes së drejtorëve të shkollave”, thuhet në reagimin e LDK-së në Prizren, shkruan “PrizrenPress”

Drejtoria e Arsimit në Prizren, ka publikuar listën me emra të drejtorëve të rinj të shkollave.

Kjo listë është kundërshtuar nga disa kuvendarë të LDK-së dhe VV-së.

Këshilltari i LDK-së në Prizren, Haziz Hodaj dhe Petrit Hoxhaj kanë shprehur zhgënjimin e tyre, ndaj drejtorit të Arsimit , Skënder Susuri.

E zhgënjyer është shprehur edhe kuvendarja e VV-së, Mimoza Bushrani.
VV, LDK dhe Nisma bashkëqeverisin në Prizren.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile, në raportin e tyre, kanë treguar ndërkaq se procesi i zgjedhjes së drejtorëve të rinj është përcjellë me mungesë të transparencës.

Drejtori i Arsimit në Prizren, Skënder Susuri tha se “zërat kundërshtues, nuk po ofrojnë argumente”.
“Ata që po flasin e kanë hallin që të afrimit e tyre nuk janë zgjedhur”, ka thënë Susuri.

Ndërkaq, LDK kërkon që që përmes mekanizmave legal të rishikohet tërë procesin e përzgjedhjes së drejtorëve.

“Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Prizren ,ka përcjell me interesim zhvillimet rreth konkursit e fundit për drejtorë të shkollave”.

“Lidhja Demokratike edhe si opozitë në vazhdimësi ka denoncuar shkeljet , keqpërdorimet, nepotizimin por dhe politizimin e arsimit nga ana udhëheqësve të arsimit gjatë qeverisjes së PDK-së në Prizren, të cilët të vetmin kriter për drejtor të shkollave kanë pasur kriterin e përkatësisë politike”.

“Në kohën kur keqpërdorimet e korrupsioni lulëzuan nën udhëheqjen e PDK-së ishte LDK që përmes reagimit politik e qytetar , përmes kumtesave, konferencave të shtypit, debateve e edhe protestave u vu në ballë të kundërshtimit të pasurisë sonë më të madhe kombetare siq është arsimi cilësor. Prandaj edhe sot, edhe pse pjesë e koalicionit e Qeverisë komunale marrim me shqetësim të madh çdo raportim të shoqërisë civile e mediave për proces jo të rregullt gjatë përzgjedhjes së drejtorëve”.

“ Po ashtu raportimet për favorizim të disa kandidatëve me orientim politik i konsiderojmë të papranueshme që nuk i kontribuojnë përmirësimin e cilësisë në udhëheqje”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Një prind në Dragash publikon foton e një nxënësi duke shkuar në shkollë me ngrohëse elektrike

Një prind ka publikuar një fotografi të një nxënësi me ngrohëse elektrike në duar, duke shkuar për në shkollë. Siç thotë një faqe lokale e...

Nezir Çoçaj nis dëshminë në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari Nezir Çoçaj, i cili ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të...

Buzë honit

Lajmet e Fundit