22.8 C
Prizren
E diel, 6 Korrik, 2025

LDK nuk përkrah asnjërin kandidat për balotazh në Prizren

Lidhja Demokratike e Kosovës – Dega në Prizren, përmes një komunikate për media thotë se ka vendosur që të mos i bashkohet asnjërit kandidat për kryetar të Prizrenit.

LDK Dega në Prizren thotë se votuesit e tyre mund të dëgjojnë dy kandidatët që janë në balotazh dhe të vendosin se kënd do ta votojnë, transmeton Telegrafi.

“Qytetarët e Prizrenit, përfshi edhe simpatizantët e votuesit tanë, do ta kenë rastin t’i dëgjojnë edhe njëherë programet qeverisëse të dy kandidatëve përgjatë fushatës së balotazhit dhe në bazë të tyre të vendosin lirshëm se ku ta japin votën e tyre. Ne LDK-ja e kemi mbyllur garën tonë dhe do të fillojmë menjëherë të merremi me veten, të bëjmë analizën e thellë të performancës në këto zgjedhje, e në bazë të saj do ta fillojmë pastaj riorganizimin dhe konsolidimin e radhëve tona”, thuhet në njoftim.

Më tej, LDK thekson se “dalja në votim është e drejtë demokratike dhe ne i ftojmë të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë këtë të drejtë duke votuar sipas vullnetit të tyre”.

Raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 14 nëntor, kurse në garë për kryetar të Prizrenit janë Mytaher Haskuka dhe Shaqir Totaj.

Më Shumë

QKMF në Prizren ofron shërbime laboratorike edhe të shtunave për bashkatdhetarët

Me qëllim të përmirësimit të shërbimeve për bashkatdhetarët që kthehen në vendlindje gjatë sezonit veror, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka marrë...

Universiteti i Prizrenit shpall konkursin për pranim të studentëve të rinj

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shpallur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore – baçelor, për vitin akademik...

Lajmet e Fundit