8.8 C
Prizren
E diel, 27 Tetor, 2024

PDK lidh koalicion me AAK-në në Malishevë

Dega e PDK-së në Malishevë ka bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje me AAK-në për raundin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahen me 14 nëntor.

Në njoftimin e degës së PDK-së, thuhet se bazuar në verdiktin që dhanë qytetarët e Malishevës në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, duke u nisur nga nevoja për një qeverisje gjithëpërfshirëse, sonte nënshkruam marrëveshje që na bashkon për Malishevë, njofton Klankosova.tv.

Ndryshe në balotazh PDK-ja do të garojë me Nismën.

Njoftimi i plot nga PDK:

Marrëveshje për mbështetje dhe bashkëqeverisje

Me përfaqësuesin e AAK së në Malishevë Kastriot Berisha, dhe bashkëpunëtorët e tij arritëm marrëveshje për mbështetje dhe bashkëqeverisje në Komunën e Malishevës.

Bazuar në verdiktin që dhanë qytetarët e Malishevës në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, duke i dhënë shumicën e votave partive opozitare në Malishevë, duke u nisur nga nevoja për një qeverisje gjithëpërfshirëse dhe me vizion, që i jep Malishevës zhvillimin e nevojshëm, sonte nënshkruam marrëveshjen që na bashkon për Malishevën.

PDK-ja dhe AAK-ja do të jenë bashkë në rundin e dytë dhe në qeverisjen e Malishevës.

Bashkimi jonë ka për qëllim përfshirjen e sa më shumë qytetarëve dhe ideve për një Malishevë të zhvilluar, duke e bërë fitoren e 14 nëntorit sa më të madhe.

Malisheva është e të gjithë qytetarëve dhe partive që jetojnë dhe angazhohen në këtë Komunë, ne jemi gati që bashkë me AAK-në, bashkë me subjektet e tjera politike dhe të gjithë qytetarët t’i japim Malishevës Qeverisjen që e meriton.

Bashkë me AAK-në!

Më Shumë

46 aksidente trafiku brenda 24-orëve

46 aksidente trafiku janë regjistruar brenda 24-orëve në vend. 15 nga to janë me të lënduar, ndërsa 31 me dëme materiale. Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar...

Ura e Rogovës drejt përfundimit, Durmishi: Më në fund po bëhet realitet kërkesa e banorëve

Ura e Rogovës është drejt përfundimit. Kështu ka bërë të ditur zëvendësministri i Infrastrukturës Hysen Durmishi,  i cili ka publikuar dhe një video të...

Njeriu i Harruar

Lajmet e Fundit