10.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Letrat e panjohura të dashurisë dhe Rilindasve për De Radën

91755Ky libër ka një histori të njohjes së tij; ai është shkruar italisht dhe është botuar më 1861 në Napoli. Ekzis-tenca e këtij libri është përmendur për herë të parë nga albanologu arbëresh Mikel Markianoi në veprën e tij “L’Albania e opera di Girolamo De Rada”, 1902, f. 62-69, në të cilën ka botuar disa citate, mirëpo deri në vitin1969 nuk ka qenë njohur nga studiuesit dhe nuk ishte shfry-tëzuar syresh. Duke qenë i interesuar profesionalisht në fushën e studimeve filozofike e estetike të epokës së Rilindjes sonë kombëtare, më pati tërhequr vëmendjen informacioni mbi këtë vepër të De Radës dhe prandaj iu drejtova fondit të Arkivit Qendror, ku gjeta një skedë, në të cilën shënohej se kishte qenë regjist-ruar një ekzemplar origjinal i veprës, por nuk tregohej se cili person e pat tërhequr, prandaj ai quhej”i humbur”.

Vetëm nga fundi i vitit 1969, një ish-student imi, që punonte në Bibliotekën Publike të Elbasanit më ftoi të shikoja disa fonde të pasistemuara librash dhe midis tyre zbulova një ekzemplar të kësaj vepre me ide estetike të J.De Radës, që mbante në ballinën e tij emrin e librofilit “Lef Nosi”, e sekuestruar aty nga viti 1947. Unë e mikrofilmova dhe e kuptova se ishte një vepër e rëndësishme që do të plotësonte njohjen e personalitetit poliedrik të rilindësit tonë të madh që kish mbetur e panjohur në studimet deradiane shqip-tare. Unë e çmova fort këtë vepër, prandaj përgatita disa artikuj që u botuan në fillim të viteve ‘70 në Shqipëri dhe në Kosovë; paraqita disa pasazhe e ekstrakte të përkthyera në shqip në mënyrë që lexuesi ynë të krijonte një përshtypje të drejt-përdrejtë të përmbajtjes së kësaj vepre, por këto materiale nuk e mbushën zbrazëtinë që shkaktonte mungesa e botimit në shqip, prandaj vazhdova ta përkthej veprën e plotë dhe ta botoj në prag të përkujtimit të 100-vjetorit të vdekjes të De Radës.
Ja paraqitja origjinale e ballinës së kësaj vepre”
(Fotografia e saj):

“PRINCIPII DI ESTETICA”
E Girolamo DE Rada

MENDIME RRETH JETËS DHE QËLLIMEVE TË SAJ

(Por vaji i mëkatarit mos e leftë kreun tim”)

Davidi (Nga Psallmet)
Prapa ballinës përf-shihet një citat nga vepra e shkrimtares romantike franceze: ”Lypset të gjendet një moral, ku të lidheshin në një mënyrë të përsosur gjithë arsyetimet dhe parimet, moral i cili të parashikonte gjithë rrje-dhimet, kurse çdo rrjedhim i tij të rishfaqej te parimi, por deri tani, më duket, s’është arritur ky qëllim.”
Madam De Stal
NAPOLI 1861

“Parimet e Estetikës” e kam quajtur dokumentin e parë e më të rëndësishëm të historisë së mendimit të mirëfilltë filozofik dhe estetik shqiptar. Sigurisht, libri është shkruar italisht dhe nuk bën të ndahet nga kultura italiane e atyre kohëve, jo vetëm thjesht se është shkruar e botuar në këtë gjuhë, por ngaqë brumi i saj intelektual, vlerat e saj ideore janë ngjizur në atë atmosferë të jetës shpirtërore, kulturore madje politike, që po kurorëzohej me Risorgimenton italiane, por edhe me Rilindjen e komunitetit arbëresh dhe shqiptar. Kjo vepër as me idetë filozofiko-estetike, dhe as me gjuhën e botimit të parë nuk e zbeh aspak faqen tjetër të tij, që përshkohet edhe me shqetësimet dhe preokupimet e arbëreshëve. Zemra dhe mendja e autorit punonte që këta të mos e harronin Atdheun e humor. Autori sytë i kishte drejtuar tej Adriatikut, drejt Shqipërisë, Dheut të të parëve të tyre.” . Ne shqiptarët, – shkruan De Rada në “Parimet e estetikës”, – duhet të ruajmë gjuhën tonë me kujdesin më të madh, si një vravashkë(pishtar) të denjë që të mos e shuajnë erërat armike që na shpërndanë në dhé të huaj”. Në leximin e këtij libri secili dëgjon po atë zë që qysh më 1836, në kryeveprën e tij poetike “Milosao”, shpallte: “Erdh Dita e Arbërit!”. Prandaj, çdo fjalë e këtij libri, të shkruar italisht, u drejtohet në radhë të parë arbëreshëve, gjithë shqiptarëve, aq më tepër se edhe në 200-vjetorin e lindjes të J. De Radës, krahas me Poemës magjike “Milosao”, e çmojmë si themeluesin e parë e më të shquar të krijimit të letërsisë romantike e moderne shqipe.

(Teoria estetike e De Radës, duke qenë teori mbi të bukurën në përgjithësi, është gjithashtu teori e arteve të bukura. Në përputhje me konceptimin panteist të botës, De Rada pranonte lidhjen e pandarë të vlerave artistike me realitetin, jetën njerëzore). “Kultivimi i bukurisë, -shkruante ai, – paraqitet ai kërkesa më e domosdoshme, më e lartë e çdo vepre arti, dhe ka një peshë shumë të madhe për të mirën e për të keqen e jetës së njeriut”. Idetë estetike mbi bukurinë nuk i i vlerësonte si ide abstrakte, por i ka trupëzuar në veprat e shumta artistike, midis të cilave dallohet “Milosao”, një poemë me bukuri të magjishme, aq sa poetë të shquar europianë si F. Mistrali, Lamartini, V. Hygo e quanin autorin e saj një nga përfaqësimet e mrekullueshme të letërsisë të re romanike europiane. Mistrali i shkruante De Radës:”Poezitë tuaja janë plot magji, freski dhe paqe. Duhet të jeni i lumtur që u ka rënë shorti të hartoni psallmet e Shqipërisë suaj të dashur”; kurse Lamartin e përshëndeste me fjalët: “Poezia ka ardhur nga brigjet tuaja dhe meriton të kthehet atje. Parandiej dhe të dërgoj urimet e para për lirinë e ringjalljen e Shqipërisë”. Ne jemi të bindur se në 200-vjetorin e lindjes së tij njohja në shqip e veprës së plotë “Parime të Estetikës” të J. De Radës do të ndihmojë jo vetëm për një rivlerësim më të thellë të personalitetit dhe të poetit të shquar, por pasuron me ide të reja origiinale edhe mendimin estetik shqiptar të kohës sonë.

Nga libri ynë sjellim një fragment nga Këngët e “Milosaos”:

Përse ven ndë dejtit
Mendja, zemëra ime?
Zbardhëtin, anijet,
u panë pran’eu fshehën…
Erth dita e Arbërit!
Ndo mos vdekshim
në shtrat, në mos para shpivet;
e te bota harrohen
shokët e vëllezërit,
kronjet e katundi in…
(Kangjelli V, I-11)
Lis jeta kish ndërruar,
uj te ri ndë dejtit,
kajlthëruar te dit e re;
por lumbardh e Anakreontit
rronej Temp e mocëm.
Nd’uj një ditë vate te majli
e s’u pruar si kish zakon.
Vet ëë atë s’e thajti bora,
se m’u resht njëra ëë ra
tek e bardha shpia ime.
Kur te drita dheu me shpi
u zbuljua je dejti,
si harea ëë dejl për sish,
mua më zëgjoi, tue fluturuar
qelqejvet t’dritares…
Një hare m’u rodh te kurmi,
si harea mbrëmjes te shtrati,
kur vajza e ngrohët
ndien për të parëzën
sist të m’i frihjen.
(I, 1-35)

Letërkëmbime me rilindësit
De Rada ka pasur lidhje të ngushta me Rilindasit shqiptarë qysh në kohën e Lidhjes së Prizrenit dhe me ta shkëmbenin mendimet për platformën e Rilindjes Kombëtare dhe për problemet e çlirimit dhe të pavarësisë së Shqipërisë. Kjo duket shumë qartë në letrën e gjatë që i drejton De Radës Sami Frashëri, Jani Vreto dhe Naim Frashëri. Midis të tjerash Samiu i shkruante: “Lidhja e Prizrenit ka nevojë të bashkojë Shqipërinë e t’a bëjë me një otonomi, e mbase me shkëputje (independence) fare, pas punës, për shpëtimin e mëmëdhethin e dashur. Lidhja Shqiptare kërkon bashkimin e Shqipërisë në një vilajet autonom. Dhjetë mijë shqiptarë kanë zënë Ysqypin, dhjetë mijë të tjerë bëhen gati të unjen në Toskëri”. Veç bashkimit politik, Samiu i jepte rëndësi edhe “të shkruarit të gjuhës shqip dhe të ndriturit e kombit tonë. Një gjuhë shqipe e pandame dhe e njëjtë na duhet se shumë gjuhë e dialekte sjellin ndarje e mërgim. Gjuha shqipe do të bëhet e begatë, e gjerë e do të shpëtonjë nga të pasurit nevojë me fjalë të huaja dhe gjithë dialektet do të gjenden të bashkuara e të përzjera”. Këtë letër e nënshkruan edhe Jani Vretua, i cili shton: ”Edhe unë Jani Vretoja u përshëndosh dhe u përqafoj vëllazërisht. Të dërgonj edhe një këngë atdhetare të vëllajt tonë Pashko Vasës: “O mori Shqipëri, e mjera Shqipëri”, shkruar më 1879, ”. Kjo vjershë ka qenë ruajtur e plotë në arkivin e De Radës.

Letra të Thimi Mitkos drejtuar De Radës: “Nga Kajro, 21 prill 1881.
Dje dëgjova që 4000 shqiptarë janë mundur në Shkup, të sulmuar nga Dervish Pasha me 10. 000 turkoshakë. Ky lajm telegrafik ka ardhur nga Shkupi, por nuk i besoj”.

Nga Besnisuefi 1. 5. 1885. “Këtu ke kartë të Komitetit Corchires, sa ta shohësh. Për mua elenët janë të pabesë dhe gënjeshtarë. Shihet se kanë aleancë me Serbinë kundra Shqipërisë. Të shohim se ç‘mendon Austria. Pasnesër do të nis një gazetë të Komitetit. Të fala E. Mitko. P. S. Pata “Flamurin” (gazetën që nxirrte De Rada në Itali). Një gazetë angleze flet për Epirin, mirë për elelenët e është e gënjyer. Abdyl Beg Frashëri paska vdekur në Prizrent (ka vdekur shumë kohë më parë). Unë besoj se e kanë vrarë fshehurazi në burg”. 2. 12. 1885. Të shkruajta para ca ditësh, të dërgova edhe llogarinë se sa franga kam mbledhurë për “Flamurin”. Po kam shpresë të mbledh edhe prej 5-6 emrash. Ndë Bukuresht të Rumanisë u bë një sillog i bukur për gjuhën tonë, edhe ditaret e Evropës po shkruajnë mirë për Shqipërinë. Vëllaj yt E. Mitkoja”.

letra dashurie
Letra e parë
Ditën e martë pashë tek shëtiste të dashurën, e cila e shoqëruarar nga kunata , e ëma dhe vëllai i madh, shkonte drejt kopshtit. Ishte e bardhë, ishte e bukur dhe tërheqëse sa asnjë portet artistik penelatash nga më të lumturat. Duke kaluar pranë, fiksova ata sytë e zes që drejtoheshin drejt meje e sikur thoshin: “Unë të dua! Ah, zemra ime e mjerë!” U skuqa nëpër hutimin e gëzimin tim, i drejtova sytë drejt shokëve që shëtisnin, shumica e të cilëve e vunë re trazimin tim. Eh… S’ke përse të duket mrekulli, i dashur imi, Aleksandër se nga një përshëndetje, nga një buzëqeshje, një vështrim e një zonjëze kishte për të kërcyer zemra e çdo të riu. Cili do t’i kish rezistuar një bukurie kaq të madhe? Ai vështrim më hyri në zemër dhe më zhyti për një kohë të gjatë në meditim. Cili ishte kuptimi i kësaj përshëndetjeje? Më thoshte se është dashuruar pas meje. Ah, nuk është për mua gjithë kjo lumturi! Po kush e di… afeksionit nuk i dihet drejtimi.
Koriliano, shkurt 72

Letra e dytë
Ditën e enjte, 7 mars, duke u kthyer nga stacioni, ku kisha vajtur me pak miq të mi, pashë pranë urës së lumit, të bukurën Korilianen, që shëtiste me atin e saj drejt Kështjellës. I lodhur nga shëtitja, prehesha i shtrirë mbi një karrocë, por me ta parë, u ngrita shpejt, duke buzëqeshur, e ula vështrimin poshtë dhe u hoqa drejt Gjimnazit. Hyra në dhomën time dhe u ula në ballkonin, që drejtohej nga perëndimi për ta parë kur do të kthehej nga shëtitja. Pas një pritje të gjatë, u shfaq; duke tundur shaminë time, e kundronja me dashuri; ajo bënte të njëjtëm gjë si unë. Çfarë shprese! Duke zbriture drejt rrugës Orto të Dukës, herë pas here kthehej drejt meje duke tundur shaminë e saj; por më në fund nuk dukej më dhe mbeta si ai që përjeton një çast lumturie dhe pastaj zgjohet e humbet gjithë gëzimin e lumtërisë. Lamtumirë.
Koriliano, 8 mars 72

Letra e tretë
Ditën e Pashkës, 31 mars, shumë nga miqtë e mi, siç është zakoni në festat, që ftohen për vizita në familje të ndryshme, unë e dy të tjerë ishim ftuar në shtëpinë e sëbilurës sime, por ndonse kisha dëshirë të zjarrtë për të shkuar, nuk vajta për një rrethanë të vogël, për të cilën s’bën të rrëfehet; shkuan me dëshirë ata dy të tjerët. Ato çaste që për të ishin të gëzueshëm, për mua ishin të zymta si Tartari. Sa më shumë afrohej mbrëmja, aq më fort më pushtonin mendimet melankolie dhe për të mos u ligështuar, e lëshova veten në një fron pranë fortepianos. Si u bë natë, shumica e të ftuarve largoheshin, njëri prej atyre të dyve ardhi te unë që godisnja tastierën e pianofortes dhe më tha se e bukura, porsa u afrua, e pyeti për mua përse nuk kisha ardhur. Ky lajm më bëri të më gufonte zemra; pa iu përgjigjur dhe pa rënë në sy, e lashë muzikën, u çova nga froni, duke ruajtur pamjen e qetë së jashtmi, kurse së brendshmi isha fort i emocionuar dhe fillova të ec e jak. Gjithë natën nuk më zuri gjumi dhe mijra e mijra mendime pasionante më vërtiteshin në kokë; ngrihesha nga shtrati duke shpresuar se mund të qetësohesha dhe ecnja nëpër dhomë, por edhe më fort shqetësohesha; gjithandej zotëronte qetësia, kurse mua më pushtonin trazime të brendshme. Ajo natë më është dukur një shekull i gjatë. Mbeta deri në mëngjez i mbërthyer nga të tilla trazime. Me të dalë dielli u qetësova paksa. Lamtumirë!
Koriliano, 1 prill 1872

Shënim: Këto letra nuk dihet nëse janë dërguar dhe nëse janë pjesë e një ditari të De Radës.

(er.nu/Milosao/BalkanWeb)

Më Shumë

Liria në shtëpi pret Dukagjinin

Në Prizren, Liria tashmë e dorëzuar e pret Dukagjinin e Klinës që synon fitore pas barazimit në xhiron e kaluar me Llapin. Vendasit nuk e...

Barcelona refuzon një ofertë të majme për Raphinhan, kërkon 20 milionë më shumë

Raphinha pritet të largohet nga Barcelona në afatin kalimtar të verës, por vetëm për ofertën e duhur. Sulmuesi brazilian ka shpërthyer në javët e fundit...

Lajmet e Fundit