11.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Librat e rinj

Djalli-që-pagova-për-këshillë-207x320Jeta Vojkollari

“Djalli që pagova për këshillë”

Botimet: “Dudaj”

Çmimi: 900 lekë

Djalli-që-pagova-për-këshillëKur diçka mrekullisht tronditëse ndodhi në jetën e Sabrinës, u duk sikur dashuria dhe xhelozia për Tomin filluan të thërrmoheshin brenda saj. Psikoterapistja më e mirë e Tiranës u mbërthye nga euforia. Askush dhe asgjë s’e frenonte dot më. Tani ajo do t’i zgjidhte klientët nga paria e vendit. Do ta vinte Kryeministrin në fron e do ta shikonte si përpëlitej në pazotësinë e tij për t’i shtypur fantazmat brenda vetes. Ajo do t’i shndërronte fantazmat e tij në skllevërit e saj dhe pastaj do të luante me to. Ndoshta ai do të qante. Ndoshta do t’i lutej asaj. Ndoshta truprojat e Kryeministrit do ta vrisnin Sabrinën, se ajo kish mësuar sekretet e tij. Dhe Tomi? Oh, i mjeri Tom! Ai nuk do ta linte kurrë po ta dinte çfarë kishte ndodhur. Ikja e tij e bëri Sabrinën më të hidhur, më sarkastike, më djallëzore.

Gotold Efraim Lesingu

“Emilia Galoti”

Shqipëroi: Skënder Luarasi

Botimet: “Onufri”

Çmimi: 700 lekë

Lesingu në veprën “Emilia Galoti” thekson idenë demokratike, duke thënë se ndjenjat e larta heroike janë fshehur në zemrën e çdo njeriu të thjeshtë dhe nevojiten vetëm disa rrethana që këto ndjenja të shpërthejnë me një flakë të fortë. Edoard Galoti dhe Emilia, vajzë e thjeshtë borgjeze, që nuk ka vese, në çastin e provës fatale bëhen heronj dhe ngrihen deri në aktet e mëdha që lënë përshtypje tragjike. Lesingu synon t’i japë figurat e Edoardit dhe të Emilisë jo si figura statike, por në zhvillimin e tyre psikologjik që kryhet nën ndikimin e ngjarjeve të jashtme. Kjo gjë e bën Lesingun t’i japë një përfytyrim më të pasur botës shpirtërore të heronjve, në krahasim me përfaqësues të tjerë të dramës së kulturuar borgjeze. Megjithatë, në veprën “Emilia Galoti” duket fare qartë edhe dobësia e Lesingut, që ka jetuar në Gjermaninë e shekullit XVIII, në një vend ku mungonte lëvizja masive demokratike popullore kundër absolutizmit. Heroi i Lesingut, Edoard Galoti, është një njeri i guximshëm dhe i ndershëm që i urren oborret e princërve, është një baba dhe kryefamiljar bujar. Por, megjithatë, ai nuk është revolucionar. Vetëm kur vajza e tij dhe ai vetë bien viktimë e despotizmit të princit, atëherë ai e nxjerr shpatën. Mirëpo edhe në këtë çast, armën e tij ai nuk ia drejton princit: për të mos shkelur ligjin, ai vret vajzën e vet. Gotold Efraim Lesing, i pari kritik i letërsisë europiane, dramaturg dhe poet i shquar, ka qenë dhe mbetet një nga fytyrat më të ndritura në historinë e letërsisë së përbotshme.

Më Shumë

Ndërron jetë ish-futbollisti i Lirisë së Prizrenit, Xhemajli Gashi

Ka ndërruar jetë Xhemajli Gashi, ish-futbollist i njohur i Lirisë së Prizrenit. Ai ka lënë gjurmë të thella në komunitetin sportiv të qytetit. Xhemajli Gashi ka...

Reshjet e borës e bëjnë me “bardhësi” Prevallën (VIDEO)

Pas reshjeve të shpeshta të shiut që kanë rënë këto ditë, kanë nisur edhe ato të borës. Lexues të Klankosova.tv kanë dërguar video nga Prevalla...

Lajmet e Fundit