12.3 C
Prizren
E martë, 20 Maj, 2025

Libri midis kufijve që nuk hiqen

Hapësira e ngushtë në Sallën e Kuqe, ajri i rënduar që qarkullon me vështirësi dhe dyndja e vizitorëve përbën pamjen e njëjtë që përcjell Panairi i Librit nga viti në vit.

Sivjet në hapje, s’u panë përfaqësues institucionesh qendrore të vendit, e ka kohë që politikat shtetërore në favor të librit dhe botuesve nuk vërehen. Për përfaqësuesit e shtëpive botuese, edhe ky vit risjell problemet e njëjta. Madje, si asnjëherë më parë, libri në Shqipëri nga ky vit do të përballet me tatimin mbi vlerën e shtuar në masën 6 për qind për shitjen e librave, shkruan sot Koha Ditore.

Panairi i 21-të me radhë i Librit në Prishtinë sërish ka bërë bashkë mbi 100 botues të ndryshëm nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe diaspora. Disa nga pjesëmarrësit thonë se organizimi ka vend për përmirësime, kurse për të tjerë eventi po shkon mirë brenda mundësive.
Për Endri Mërtirin, përfaqësues i shtëpisë botuese “Skanderbeg Books”, taksa e re e vendosur nga Qeveria e Shqipërisë është pengesë për botuesit dhe lexuesit.

“Në Kosovë është hequr taksa e librit, kurse në Shqipëri është vendosur 6 për qind. Sapo bëhet një ndryshim pozitiv në njërën anë, në anën tjetër vihet barriera e re”, ka thënë ai. Por në fakt edhe në Kosovë libri ngarkohet me taksë. Bile me 8 për qind, pavarësiht se ka vite që premtohet se do të zbritet. Në fillim të këtij viti gazeta ka raportuar se TVSh-ja për librin vazhdon, e Dogana e Kosovës në disa raste përdor edhe taksën për import. Kryeministri Ramush Haradinaj në qershor të vitit të kaluar pikërisht në hapje të Panairit kishte paralajmëruar se TVSh-ja për librin do të hiqet.

Më Shumë

Policia njoftohet për një person të zhdukur në Lubizhdë të Prizrenit

Policia e Kosovës të dielën ka pranuar njoftimin se një person është zhdukur në fshatin Lubizhdë të Prizrenit.   Sipas këtij raportimi, personi në fjalë të...

Nxënësit e fshatiti Skorobishtë njoftohen me trashëgiminë e Prizrenit për nder të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve

Nxënësit e SHFMU “Nefit Jusufi” nga fshati Skorobisht përmes një aktiviteti të realizuar nga organizata joqeveritare EC Ma Ndryshe kanë vizituar muzetë dhe monumentet...

Lajmet e Fundit