11.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Përurohet pjesa e 8-të e ditarit politik të Rexhep Qosjes

Vepra “Dëshmitar në kohë historike”, e akademik Rexhep Qosjës, është libri më i ri që u përurua në kuadër të aktiviteteve të panairit të librit “Prishtina 2019”.

Nga të pranishmit ditari u vlerësua si një dëshmi e historisë së pashlyeshme jo vetëm e Kosovës, por edhe e Shqipërisë.

Rexhep Qosja ka shfrytëzuar rastin për të falënderuar gjithë bashkëpunëtorët për ndihmesën që i kanë bërë në botimin e këtyre vëllimeve. Autori i librit u shpreh i rezervuar për librin, duke thënë se gjithë ditarët e tij janë shenjë falënderimi për popullin shqiptar. “Duhet të dini një gjë dhe unë ju kam nderuar dhe po ju nderoj. Ditarët e mi janë shprehje e nderimit tim për ju. Dhe jo vetëm e nderimit, por dhe e ndjenjave dhe mendimeve të paqasshme që kam unë për ju. Kur them për ju, them atij të cilit i takojmë unë dhe ju bashkërisht, për popullin tonë”, tha Qosja.

Shkrimtari Agim Vinca ka vlerësuar lart veprat e Qosjes. Sipas tij, ky ditar është njëkohësisht edhe një histori e punës krijuese të autorit. “Në letërsinë dhe kulturën shqiptare ka ndodhur edhe më parë të botohen vepra në formë ditari e kujtimesh që nga koha e Rilindjes Kombëtare e deri në ditët e sotme, por për herë të parë në mos edhe të fundit lexuesi shqiptar e ka një vepër në formë ditari të përbërë prej 9 vëllimesh me mijëra faqe dhe tekst. Në faqet krijuese të ditarit të të gjitha vëllimeve gjejmë shumë të dhëna. Për lindjen, ngjizjen, botimin, krijimin, kompozimin e veprave letrare dhe shkencore të shkrimtarit dhe kompozitorit”, vlerëson Vinca.

Shkrimtari Paskal Milo tha se ndihet i nderuar që është i pranishëm këtu të flasë për profesor Rexhep Qosjen dhe veprën e tij. “Kam emocion që vjen jo vetëm për atë se çfarë ka shkruar profesori në veprën e tij, por emocione për faktin se kam qenë edhe unë dëshmitar për gjitha ato ngjarjet që profesori përshkruan në këtë vëllim. Kam qenë një dëshmitar aktiv, ku fatet tona u kryqëzuan në mënyrë të pazgjidhshme dhe ku kontributet tona të përbashkëta sollën veprën historike të papërsëritshme, lirinë e Kosovës dhe pavarësinë e saj”, tha Milo.

Milo vlerëson se shqiptarët kudo që janë duhet ta kenë për nder që janë bashkëkohës të Rexhep Qosjes. Më tutje ai shtoi se ky vëllim është për të një dëshmi e mendje kthjelltësisë së profesorit, një dëshmi që dëshmon se kapacitetet e tilla intelektuale e morale nuk i lindin kombit shqiptar gjithnjë.

Në këtë përurim shkrimtari Mexhid Mehmeti i bëri një dhuratë simbolike Qosjes, një punim me portretin e akademikut me flamurin kombëtar.

Më Shumë

Arrestohet një person në Rahovec, ushtroi dhunë në familje nën ndikimin e alkoolit

Një person në Rahovec është arrestuar, pasi i njëjti nën ndikimin e alkoolit ka ushtruar dhunë në familje. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së...

Përleshen fizikisht anëtarët e dy familjeve në Prizren, policia arreston shtatë persona

Dy familje janë përleshur fizikisht mes vete në Prizren, pas një mosmarrëveshje. Lidhur me rastin, Policia ka arrestuar shtatë persona. Të njëjtit janë ndaluar për...

Lajmet e Fundit