6.1 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Limaj: Lidhje Shqiptare e Prizrenit rizgjoi ndjenjën kombëtarë për liri

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, sot ka kujtuar 142 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, të themeluar më 10 qershor 1878 nga delegatët e të gjitha krahinave shqiptare.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte lëvizja më e rëndësishme e shqiptarëve, e cila rizgjoi ndjenjën kombëtare për liri dhe emancipim, ka shkruar lideri i Nismës, Fatmir Limaj, përmes një statusi të tij në Facebook.

Limaj tha se programi politik i Lidhjes, arriti që t’i artikulojë qartë ambiciet kombëtare për bashkimin e vilajeteve shqiptare në një shtet të vetëm kombëtare.

Ai nuk ka lënë pa kujtuar edhe ideologët dhe drejtuesit e Lidhjes Shqiptarë të Prizrenit; Ymer Prizrenin, Abdyl Frashërin dhe Sulejman Vokshin, për të cilët tha se janë edhe themeltarët e shtetit shqiptar.

“Sot shënohet 142 vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, lëvizjes më të rëndësishme të shqiptarëve, e cila rizgjoi ndjenjën kombëtare për liri dhe emancipim. Programi politik i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, e themeluar më 10 qershor 1878 nga delegatët e të gjitha krahinave shqiptare, arriti që t’i artikulojë qartë ambiciet kombëtare për bashkimin e vilajeteve shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar”.

“Ai program ndër dekada mbeti frymëzim i shumë lëvizjeve kombëtare, lëvizje këto që kulmuan me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në ketë ditë të veçantë të historisë sonë shqiptare, kujtojmë ideologët dhe drejtuesit e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit; Ymer Prizrenin, Abdyl Frashërin dhe Sulejman Vokshin, të cilët mbetën themeltarët e shtetit shqiptar”, shkruan ai.

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një person në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete sot në Prizren. Siç merr vesh Insajderi bëhet fjalë për një person që kërkonte lëmoshë. Policia ende nuk ka...

43 aksidente trafiku  brenda 24 orëve në Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat zyrtare për 24 orët e fundit, duke ofruar një pasqyrë të përgjithshme mbi gjendjen e sigurisë...

Lajmet e Fundit