-1.3 C
Prizren
E mërkurë, 25 Dhjetor, 2024

“Loyola-Gymnasium“ vijon partneritetin me institucionet arsimore gjermane

Dr. Sebastian Leuschner, përfaqësues i Ambasadës Gjermane në Kosovë ua ndanë maturantëve diplomat e gjuhës gjermane –DSD, ndërsa 19 nxënës realizojnë vizitën studimore në Gemünden

„Loyola-Gymnasium“ në Prizren ka vijuar edhe këtë vit bashkëpunimin me institucionet arsimore gjermane. Nga data 13-20 qershor, 19 nxënës, të shoqëruar nga mësimdhënëset e gjuhës gjermane, Shpresë Zeka Karanezi dhe Nesrin Limani e kanë kaluar një javë në „Friedrich List Gymnasium” në Gemünden, në një vizitë kthyese, pas asaj që partnerët gjermanë kanë bërë në „Loyola-Gymnasium“ në fund të prillit.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Gjatë qëndrimit në Gjermani, nxënësit nga Kosova kanë zhvilluar aktivitete të shumta në temën „Koha për heronjtë”, si vizita në orët e mësimit, shëtitje në qytetin Gemünden etj. Nxënësit e „Loyola-Gymnasium“ janë pritur në një takim nga kryetari i bashkisë, kanë vizituar komunitetin e fshatit SOS në Hohenroth, Muzeun „Qendra Arsimore Anne Frank”, Muzeun „Senckenberg” në Frankfurt, Rezidencën Würzburg dhe kanë ndjekur një kurs për dhënien e ndihmës së parë, organizuar nga kolegët gjermanë të shkollës partnere, Sigrid Machann dhe Jürgen Endres. Shkëmbimi i nxënësve është përmbyllur me një ekspozitë interaktive në temën „Heronjtë tanë” dhe një darkë të përbashkët, organizuar nga këshilli i prindërve të „Friedrich List Gymnasium” në Gemünden.

Poashtu, javën që shkoi, në „Loyola-Gymnasium“ është organizuar ceremonia zyrtare e dorëzimit të diplomave të gjuhës gjermane DSD për nxënësit maturantë, të cilët kanë dëshmuar njohuritë e tyre të gjermanishtes.

Në cermoninë e ndarjes së diplomave, ishte i pranishëm edhe përfaqësuesi i Ambasadës Gjermane në Kosovë, z. dr. Sebastian Leuschner, i cili i ka përgëzuar nxënësit dhe stafin e „Loyola-Gymnasium“ për rezultatet e arritura, duke i inkurajuar që të vijojnë me punën e mirë drejt thellimit të njohurive dhe përgatitjen për suksese edhe në shkollimin e mëtejmë. Për të pranishmit është shfaqur edhe një program kulturo-artistik si dhe janë prezantuar projekte të nxënësve.

„Loyola-Gymnasium“ është shkollë gjermane, e themeluar menjëherë pas luftës në Kosovë dhe dallohet për arritje shumë të larta në punën me nxënësit. Në këtë shkollë mësimet i ndjekin edhe nxënësit nga qendrat tjera të Kosovës, përveç Prizrenit dhe zonave përreth, por duke qenë e hapur edhe për nxënësit nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi etj., sepse shkolla ofron kushte të jashtëzakonshme për të jetuar dhe mësuar aty, në dy konviktet e saj, njërin për vajzat e tjetrin për djemtë.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Më Shumë

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se shtiu me armë zjarri

Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë disa herë me armë zjarri.     Policia ka njoftuar se lidhur me rastin...

Aulona Muhadri: Basketbolli për mua është jetë

Basketbollistja më e mirë e vitit, Aulona Mohadri, ka shpërndarë emocionet e saj për sportin që ka formësuar jetën dhe karrierën e saj. Ajo...

Lajmet e Fundit