14.8 C
Prizren
E martë, 27 Shtator, 2022

‘Lumbardhi’ del nga shtrati, përmbyten dy shtëpi në Prizren

hhh1-619x330Sot, në mesditë, si pasojë e daljes nga shtrati të Lumbardhit nga reshjet e shiut, janë përmbytur nga uji i rrëmbyeshëm dy shtëpi të familjes së Bedri Gashit, i cili jeton në rrugën “ Fatmir Berisha”. Familja Gashi në momentin e përmbytjes ndodhej brenda shtëpisë, tregon kryefamiljari. I dëmtuari Gashi, thotë se vërshime të ngjashme në këtë zonë të qytetit kanë ndodhur edhe dy herë më parë, por të një intensiteti më të dobët.

Ai thotë se lidhur me këtë çështje ka informuar organet kompetente komunale, por asnjëherë nuk janë marra parasysh kërkesat tona për pastrimin e shtratit të Lumbardhit, thekson ai, duke vijuar se dëmet nga vërshimet e sotme arrijnë deri në 7 mijë euro. E shqetësuar tejmase ndjehej bashkëshortja e Bedriut, Vjollca, e cila thotë se mezi ia kanë dal të shpëtojnë nga shtëpia e mbuluar me ujë së bashku me fëmijët në momentin ku uji është futur brenda objekteve të banimit.

Edhe ajo shprehej e indinjuar nga neglizhenca e organeve komunale. Shefqet Kurtaj, nga njësia e brigadës së zjarrëfikësve që ka intervenuar në evakuimin e familjes, tregon për gjendjen e rëndë në të cilën ndodhej kjo familje nga përmbytja e ujit.

Vlen të potencohet edhe fakti i intervenimit me eskavator të një banori në këtë zonë, i cili është angazhuar vullnetarisht në hapjen e kanaleve që uji i cili ka dal nga shtrati i Lumbardhit mos të përmbysë edhe shtëpi tjera përreth. Në vendngjarje kishin dal përveç zjarrëfikësve edhe emergjenca,policia dhe disa zyrtarë komunal.

Sipas asaj që thanë banorët, lumi i shtratit të Lumbardhit është mbushur me mebturina të ngurta, dhe si pasojë e reshjeve të shumta dhe ngritjes së prurjeve të Lumbardhit, uji ka dal nga shtrati dhe po vërshon nëpër shtëpi të kësaj rruge…./TV Prizreni/

Më Shumë

Ylli mposhtet thellë nga Benfica në Ligën e Kampionëve

Kampioni i Kosovës në basketboll, Golden Eagle Ylli është mposhtur bindshëm nga ekipi portugez, Benfica me rezultat 92:67. Ndeshja e zhvilluar në Portugali nisi mirë...

Prizren/ Mbahet premiera botërore e veprës origjinale “Monade” nga Robert Bisha

Koncerti plot imagjinatë dhe momente eklektike muzikore origjinale të kompozuara nga Robert Bisha u mbajt në Kino Lumbardhi ndërsa u performua në mënyrë fantastike...

Lajmet e Fundit