6.9 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Malishevë/ Mbetet mister shkaku i ngordhjes masive të peshqve në Mirushë

Autoritetet e Komunës së Malishevës janë në pritje të përfundimit të hulumtimeve nga institucionet përgjegjëse lidhur me rastin e ngordhjes së peshqve në Mirushë, shkruan sot Koha Ditore.

Deri më tani, kanë pranuar një përgjigje nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, me ç’rast janë njoftuar se shkaku i ngordhjes së peshqve nuk mund të përcaktohet në laboratorët e kësaj agjencie.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka kthyer përgjigje dhe ka thënë se në laboratorët e tyre nuk munden me përcaktu shkakun e ngordhjes së peshqve”, thuhet në përgjigjen me shkrim të Zyrës për Informim të Komunës së Malishevës.

Zyrtarët e kësaj komune kanë theksuar se janë në pritje edhe të shkresës nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

“Ministria e Mjedisit ende nuk i ka kthyer rezultatet e analizave të ujit”, ka bërë të ditur Zyra komunale për informim…

Më Shumë

Vashat e Bashkimit një hap larg finales

KBF Bashkimi është vetëm një hap larg finales së Play-offit, pasi ka shënuar edhe fitoren e dytë radhazi ndaj KBF Prishtina. Prizrenaset triumfuan bindshëm në...

Media sllovake për ndeshjen pas humbjes: “U shembëm si një shtëpi prej letrash”

Fitorja e madhe e Kosovës ndaj Sllovakisë në Bratisllavë ka marrë jehonë të gjerë edhe në mediat sllovake, të cilat e kanë pranuar me...

Lajmet e Fundit