20.4 C
Prizren
E premte, 25 Prill, 2025

Malishevë: Një burrë raportoi rrejshëm se ishte dhunuar nga një burrë tjetër

Një person është ndaluar për 48 orë pasi kishte bërë një raportim të rrejshëm në polici se kinse ishte dhunuar seksualisht nga një burrë tjetër.

25 vjeçari rastin e kishte denoncuar në Stacionin Policor në Malishevë, të shtunën më 16 mars.

Ai pas raportimit ishte dërguar për ekzaminim mjekësor.

“Lidhur me rastin, hetuesit policor në bashkëpunim me prokurorin e shtetit, menjëherë kanë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore, pas së cilave ka rezultuar se rasti i raportuar si dhunim nuk kishte qenë i vërtet”, njofton policia.

“Pas marrjes së këtyre veprimeve hetimore, vërtetimit të gjendjes faktike dhe intervistimit tani të të dyshuarit (i cili ka pranuar se e tëra ajo që kishte raportuar lidhur me dhunimin ka qenë e pavërtet), në konsultim me prokurorin e shtetit rasti është ri-kualifikuar në “lajmërim apo kallëzim i rremë” dhe i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e organeve të rendit.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Më Shumë

Sot festohen Pashkët

Besimtarët e krishterë në të gjithë vendin, kremtojnë sot Pashkën. Kremtimi i Pashkëve është momenti më i madh në kalendarin liturgjik të Kishës Katolike...

130 mijë euro i kapi pak nga pak, pronarja e zbulon punëtoren në Malishevë dhe e çon në Polici

Një punëtore e një zyre të një institucioni mikrofinanciar në Malishevë është arrestuar nën dyshimet për keqpërdorim të besimit, pasi dyshohet se ka tërhequr...

Sonte

Po të shkruaj…!

Lajmet e Fundit