25.8 C
Prizren
E hënë, 15 Gusht, 2022

Masat e reja: Hungaria të martën mbyll kufijtë

Hungaria do të mbyllë kufijtë për të huajt më 1 shtator, për të ndalur rritjen e numrit të të infektuarve me koronavirus, derisa hungarezët që kthehen nga vendet tjera duhet t’i nënshtrohen masës së karantinës, ka thënë, Gergely Gulyas, shef i kabinetit të kryeministrit Viktor Orban të premten.

Gulys ka thënë se shtetasit hungarezë mund të largohen nga karantina 14-ditore vetëm nëse ofrojnë dy teste negative për sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi.

Përjashtime për ndalim të hyrjes do të ketë për personelin ushtarak, udhëtimet humanitare si transit, si dhe udhëtimet diplomatike. Gulyas ka thënë se qeveria është duke konsideruar një varg masash sesi do të lejohen tifozët që të marrin pjesë në ndeshjen e futbollit në mes të Bayern Munich dhe Sevillas në Budapest më 24 shtator.

“Numri i të infektuarve është rritur dhe shumica prej tyre vijnë nga shtete e huaja”, ka thënë Gulyas përmes një konference për media.

Ai ka thënë se kufizimet janë të domosdoshme, në mënyrë që fëmijët të kthehen në shkollë javën e ardhshme, si dhe për mbrojtje të njerëzve dhe ekonomisë.

Më Shumë

24 vjet e 10 muaj burgim për Sylejman Ahmetin që vrau shokun për 20 euro borxh

Sylejman Ahmeti është shpallur fajtor për vrasjen e Shaip Krasniqit. Trupi gjykues në Gjykatën Themelore në Prizren, ka shpallur të hënën aktgjykimin dhe ka dënuar...

Vdes një 23-vjeçar pas një vetaksidenti në Studeqan të Suharekës

  Një 23-vjeçar ka vdekur pas një vetaksidenti në fshatin Studeqan të Suharekës. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar udhëheqësi i i zyrës së operatives në...

Lajmet e Fundit