Prizreni nënshkruan memorandum për përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave

Komuna e Prizrenit ka ndërmarrë hapa konkretë për përmirësimin e shërbimeve publike dhe menaxhimin më efikas të mbeturinave, përmes një memorandumi bashkëpunimi për regjistrimin e amvisërive dhe bizneseve në territorin e komunës.

Drejtori i Shërbimeve Publike në Prizren, Islam Ukimeri dhe drejtori i KRM Ekoregjioni, Burim Shala, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për regjistrimin e të gjitha amvisërive dhe bizneseve në komunë.

“Komuna e Prizrenit po ndërmerr hapa konkretë për përmirësimin e shërbimeve publike dhe menaxhimin më efikas të mbeturinave. Drejtori i Shërbimeve Publike, Islam Ukimeri dhe drejtori i KRM ‘Ekoregjioni’, Burim Shala, nënshkruan memorandum bashkëpunimi për regjistrimin e të gjitha amvisërive dhe bizneseve në territorin e Komunës së Prizrenit, proces i cili synon krijimin e një baze të saktë të të dhënave, e që do të mundësoj planifikim më të mirë, rritje të cilësisë së shërbimeve dhe faturim më të drejtë për qytetarët”, thuhet në njoftimin e komunës./PrizrenPress.com/

Marketing

Më Shumë

Totaj priti avokatët e popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim avokatin e Popullit të Republikës së Kosovës, Naim Qelaj, Shqipërisë, Endrit Shabani,...

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Lajmet e Fundit