18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

“Maskat” nga Ferizaj, dënohen me 14 vjet burg në Prizren

hajni me maske_1Tre persona të dyshuar për grabitje dhe armëbajtje pa leje janë dënuar me 14 vjet burg nga Gjykata Themelore në Prizren.

Nijazi Spahiu,Vlora Ibishi Feti Cahani nga Ferizaj, janë dënuar pasi janë gjetur fajtor se në janar të vitit 2012 me masaka në kohë kanë hyrë dhe marrë 3.941,05 euro në pompën e benzinit “Kosova Petrol”.

“Me datën 21.01.2012 rreth orës 02:00 në pompën e derivateve ,”Kosova Petro”, e cila gjendet në Prizren në rr. “De Rada” , me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm të pasurisë së luajtshme në bashkëveprim dhe sipas instruksioneve të dhëna nga e pandehura Vlora Ibishi, të maskuar me maska të zeza dhe të armatosur me pistoleta, duke përdor forcën thyejnë xhamin e derës të zyrës, hynë brenda në objekt ku brenda kanë qenë punëtorët e ndërrimit XH.Z. dhe SH.K. , dhe me kërcënimin e armëve ka kërkuar nga ata celësat e arkës, ku edhe marrin 3.941,05 euro”, njofton zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj.

“Nga të dëmtuarit marrin një telefon mobil të tipit ‘Nokia’ dhe shumën prej 130 euro”. Sipas saj, Njazi Spahiu është dënuar me 6 vite burg, Feti Cahani me 6 vite e gjashtë muaj, dhe Vlora Ibishi me dy vite burg. Të dënuarëve do t’i llogaritet edhe paraburgimi. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vdes në QKUK një infermiere nga Malisheva – e njëjta ishte shtatzënë

Një grua e moshës rreth 32 vjeçare, nga komuna e Malishevës, ka ndërruar jetë sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi që e...

Ulja e temperaturave, MSh-ja: Sot përfundon vendimi për kufizimin e orarit të punës

Pas konsultimeve me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Institutin Hidrometeorologjik, ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se vendimi për kufizimin e orarit të punës...

Lajmet e Fundit