2.8 C
Prizren
E martë, 9 Mars, 2021

Mbi 50 mijë punëtorë humbën vendin e punës, 10 mijë operatorë falimentuan në tërë Kosovën

Si pasojë e pandemisë 50 mijë qytetarë të Kosovës kanë humbur vendin e punës, ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online, kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve Agim Shahini.Përveç humbjes së vendit të punës, Shahini ka theksuar se rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat kanë vështirësi në marrjen e pagave, siç thotë ai nga kriza pandemike më shumë se 10 mijë operatorë kanë falimentuar në tërë Kosovën.Në mënyrë që vendet e punës të mos shuhen, intervenimi i Qeverisë së Kosovës për të përkrahur bizneset është i domosdoshëm, thotë Shahini.

“Sektori privat duhe të jetë fokusi kryesori i qeverisë së re dhe të ketë një vëmendje të shtuar ndaj biznesit vendor si partner të jetë i trajtuar në mënyrë të barabartë pa pasur privilegje sepse ne qeverinë e konsiderojmë si shtetërore në momentin kur ulen në pozita dhe ajo duhet të ketë parasysh rimëkëmbjen dhe pasojat e Covid-19 të cilat kanë lënë pasoja në shumë fusha sidomos në ekonominë e vendit ku si pasojë e Covidit kanë mbetur mbi 50 mijë vetë të papunë. Poashtu më shumë se 150 mijë punëtorë në sektorin privat kanë vështirësi në paga. Gjatë kësaj kohe në Kosovë kemi një mbyllje, falimentim dhe shuarje të aktiviteteve ekonomike të më shumë se 10 mijë operatorëve në tërë Kosovën”.

Mes tjerash, Shahini tha se Qeveria e re e cila do të formohet së shpejti duhet së pari të fokusohet në çështjet ekonomike, duke mos anashkaluar edhe çështjet që kanë të bëjnë me integrimin e Kosovës nëpër mekanizma ndërkombëtar.“Qeveria e re e cila duhet të formohet së shpejti sepse janë grumbulluar me muaj të tërë për të cilat nuk kanë kohë të presin do të duhet së pari të fokusohet në çështjet ekonomike duke mos anashkaluar edhe çështjet që kanë të bëjnë me integrimin e Kosovës nëpër mekanizma ndërkombëtar gjë që kjo do ti hapë rrugë vendit të rimëkëmbë ekonominë e vet dhe të zënë hapin e humbur drejt integrimit të Kosovës. Qeveritë në të kaluarën kanë pasur pengesa me numra në parlamentin e Kosovës. Tashmë dihet se kjo qeveri do ti ketë shumicën në kuvend dhe nuk do të ketë probleme për të cilat qeveritë janë ballafaquar në të kaluarën”.Madje, ai theksoi se në vitin 2021 të hyrat e buxhetit të shtetit janë rritur për 12 milionë më shumë, që sipas tij kjo tregon se ka filluar rritja e konsumit në vend.Sipas tij, kjo Qeveria e re duhet të bëjë histori edhe në rritjen e zhvillimit ekonomik sepse i ka numrat e nevojshëm në parlament.

“Nëse marrim parasysh të hyrat në buxhetin e shtetit sidomos nga doganat në vitin 2020 në muajin janar ka pasur importe rreth 111 milionë, kurse po të njëjtën periudhë të vitit 2021 ka importe 123 milionë që do të thotë i kemi mbi 12 milionë të hyra më shumë gjë që tregon se ka filluar rritja e konsumit dhe kjo e nisur në dy fakte që njëra qeveria e ndihmoi biznesin dhe e dyta qytetarët e vendit patën mundësi ti marrin rreth 200 milionë nga trusti i kursimeve por edhe ardhja e diasporës dhe ato kanë reflektuar në rritjen e konsumit. Kjo qeveri duhet të bëjë histori edhe në rritjen e zhvillimit ekonomik sepse në numra ka bërë histori”.Tutje, Shahini shtoi se qeveria e re duhet të hapet ndaj botës së ekspertëve të botës së biznesit duke ofruar kuadro sepse nuk ka ekspert sa i përket program ekonomik duke mos anashkaluar arsimin, integrimin dhe partnerët tanë ShBA-në.

“Mangësitë janë shumë të mëdha dhe këto mangësi mund të riparohen sepse kjo qeveri nuk ka njohuri të mjaftueshme për tu zhvilluar. Prandaj qeveria e re duhet të hapet ndaj ekspertëve të botës së biznesit duke ofruar kuadro sepse nuk ka ekspert që duhet të bëjnë program ekonomik duke mos anashkaluar arsimin, integrimin dhe partnerët tanë ShBA-në”.

Më Shumë

Çfarë duhet të dini për vaksinën e AstraZenecas, të cilën e pret Kosova?

Vaksinën e AstraZenecas dhe Oxfordit kundër coronavirusit, Kosova pritet ta marrë falas përmes programit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVAX, që ka për qëllim...

A duhet mbajtur më maska pasi bën vaksinën anti-Covid?

Autoritetet shëndetësore duan që njerëzit të mbajnë maska dhe distancimin social, edhe pasi të marrin vaksinën anti-Covid. Kjo mund të duket kundër-intuitive. Tek e...

Gastronomët kundërshtojnë shtrëngimin e masave

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, kanë kundërshtuar mundësinë e paralajmërimit të shtrëngimit të masave. Petrit Kollokoqi kryetar i Shoqatës së Gastronomëve, tha se rritja e...

Drita Millaku kandidatja më e votuara në Prizren

Kandidatja për deputete nga LVV-ja në Prizren, Drita Millaku ka marrë 14 mijë e 692 vota, në zgjedhjet e 14 shkurtit. Millaku është njëra nga...

Prizren, 45 raste të reja me Covid

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 212 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 62.198 raste, kurse...

Pronarët kërkojnë që sallat e dasmave të fillojnë punën nga prilli, paralajmërohet protesta nëse merren masa

Kryetar i Odës, Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva, në një konferencë për media ka pasur një kërkesë nga institucionet e vendit, raporton Gazeta Express. Ai...

7 Marsi që më solli zhgënjim

Hajdar Mallaku Sa herë vjen 7 Marsi - Dita e Mësuesit, gëzohem. Jo vetën pse e kisha profesion gjatë tërë jetës edukimin dhe arsimimin e...

Jennifer Lopez me bikini është motivimi që ju duhet për verën e 2021’shit

Jennifer Lopez me bikini: një pamje që mund ta shohësh për orë e orë të tëra pa u mërzitur për asnjë çast. Gjithsesi, kësaj...

Është proceduar pagesa për “Trepçën” në vlerë prej 3 milionë eurosh

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Muharrem Nitaj, ka nënshkruar me Trepçën Marrëveshjen për ndihmë financiare, për subvencione dhe për investime kapitale, në shumë...

Mësuesi im i parë ka qenë një njeri i poshtër

Nga Sali Kabashi Katërdhjetë fëmijë të Zallçit, Prekallës, Gjurakovcit, Kovragës, Muzhevinave, Llukavcit të Begut, Llugave e Tomocit ishim në klasë të parë. Mësuesi kishte gjithmonë gojën...

Derivatet në Kosovë do të shtrenjtohen ditëve në vijim

Ditëve të fundit në Kosovë ka pasur rritje të çmimit të derivateve, e rritje të çmimeve paralajmërohet se do të ketë edhe ditëve në...

Aksidentohet motokultivatori me rimorkio në të cilin ishin disa fëmijë në Caparc të Prizrenit

Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Caparc të Prizrenit. Dje rreth orës 15:00, policia ka bërë të ditur se një...

Prizren, paraburgim ndaj tre personave për veprat penale vrasje e rëndë në tentativë, dhe pjesëmarrje në rrahje

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjyqtarja e procedurës – Teuta Krusha, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për...

Rifat Jashari: Po qe nevoja, me këta meshkuj që i kam prapë i përgjigjemi Serbisë në çdo aspekt

Njëri prej anëtarëve të familjes legjendare Jashari, Rifati, ka treguar se si e kishin përjetuar momentin e gjetjes së trupave të pajetë të familjarëve...

Covid-19: Dy të vdekur në Prizren, një në Suharekë

Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 2 raste (56, 60 vjeç),...

Reshje bore gjatë këtij vikendi në Kosovë

Reshjet e shiut dhe të borës janë kthyer në vendin. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se vendi do ndikohet nga masat e ajrit me...

Lajmet e Fundit