18.8 C
Prizren
E enjte, 19 Qershor, 2025

Më 28 Nëntor, për Muranën e Kastriotit/ Protestë masive në Prizren

Kryetari i Shoqatës “Trojet e Arbrit”, Nue Oroshi, ka ftuar të gjithë shqiptarët nga trojet shqiptare dhe diaspora që të marrin pjesë në demonstratën gjithëshqiptare më 28 Nëntor 2025 në Prizren, me moton:“Duam vendosjen e Muranës së Gjergj Kastriotit në Prizren.”

Oroshi tregon  se kjo demonstratë organizohet për të kundërshtuar refuzimin dhe vonesat e institucioneve përgjegjëse të Kosovës për vendosjen e Muranës së Gjergj Kastriotit në qytetin e Prizrenit.

Ai theksoi se Shoqata “Trojet e Arbrit” ka dorëzuar dokumentacion të plotë dhe argumente shkencore, por ende nuk ka marrë përgjigje nga Ministria e Kulturës, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore e Prizrenit dhe Komuna e Prizrenit.

“Kjo nuk është vetëm një kërkesë simbolike, por një mesazh i qartë se periudha e otomanizmit dhe pansllavizmit ka përfunduar në trojet shqiptare,” tha Oroshi. “Shqiptarët kanë zgjedhur rrugën e integrimit evropian dhe bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Çdo përpjekje tjetër politike, që synon të ringjallë ide neo-otomane dhe pansllaviste, do të dështojë”.

Oroshi ftoi të gjitha shoqatat, organizatat politike dhe atdhetare nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe diaspora në Evropë dhe Amerikë që të bashkohen në këtë veprim të rëndësishëm gjithëkombëtar.

Demonstrata do të mbahet më 28 Nëntor në Prizren dhe pjesëmarrësit kërkohen të sjellin me vete foton e Muranës së Gjergj Kastriotit, hartën e Shqipërisë Etnike dhe plisin e bardhë si simbol identiteti.

Për bashkëorganizim dhe informacion shtesë, të interesuarit mund të kontaktojnë në numrin: 0049 151 62520752.

Marketing

 

 

Më Shumë

Prizreni nis shënimin e 26-vjetorit të çlirimit me homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë

Shënimi i përvjetorit të 26-të të çlirimit të Prizrenit, të enjten, ka nisur me homazhe në varrezat e Dëshmorëve në Landovicë me pjesëmarrjen e...

Ballkani mëson kundërshtarët për kualifikimet e Ligës së Konferencës

Nënkampioni i Kosovës në futboll, Ballkani, do të përballet me kundërshtar nga Malta apo Uellsi në raundin e dytë të Ligës së Konferencës. Skuadra portokallezi...

Lajmet e Fundit