Distria Krasniqi, nënkampione e botës

(Plotësuar) Medalistja e dyfishtë olimpike, Distria Krasniqi, fitoi medaljen e argjendtë në Kampionatin Botëror të xhudos, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Disi u mund në finale nga legjenda e xhudos, japonezja Uta Abe, raporton PrizrenPress.


Distria Krasniqi në finale të Botërorit

Medalistja e dyfishtë olimpike Distria Krasniqi ka kaluar në finale të Kampionatit Botëror për Senior në Budapest të Hungarisë.

Distria në gjysmëfinale mposhti spanjollen Ariane Toro Soler.

Kurse në finale takohet me garuesen Uta Abe nga Japonia, raporton PrizrenPress.


Distria Krasniqi në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të xhudos

Medalistja e dyfishtë olimpike, Distria Krasniqi, ka kaluar në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të xhudos, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Disi shënoi tri fitore, ndërsa në çerekfinale mundi vendosën, Reka Pupp, raporton PrizrenPress.

Marketing

Më Shumë

Nis sot verifikimi dhe numërimi i votave për kandidatët për deputetë në 38 QKN

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se sot nis procesi i verifikimit të rezultateve të subjekteve politike dhe numërimit të votave për kandidatët...

Familja në Korishë në telashe me arushën, iu shfaqet rregullisht në oborrin e shtëpisë

Banorët e fshatit Korishë të komunës së Prizrenit, janë në telashe nga kafshët e egra. Një qytetar i atjeshëm, ka dërguar pamje në redaksinë e...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit