Prizreni në duart e interesave – LDK: Krimi urbanistik nën qeverisjen Totaj

Komuna e Prizrenit po përballet me një nga krizat më serioze të planifikimit urban, teksa akuzat për keqpërdorim të pushtetit lokal janë bërë publike dhe të dokumentuara. Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në këtë komunë ka ngritur shqetësimin për, siç e cilëson ajo, “shndërrimin e Prizrenit në një zonë të krimit urbanistik”.

Kliko videon: https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/10046792598768386

Reagimi i LDK-së vjen pas publikimit të një hulumtimi të realizuar nga  “Betimi për Drejtësi”, ku evidentohen praktika që bien ndesh me çdo standard të qeverisjes lokale.

Sipas këtij hulumtimi, në Komunën e Prizrenit janë dokumentuar raste të “ndryshimit taktik të numrave të parcelave për të lëshuar leje të shumëfishta ndërtimi për të njëjtën pronë”, “tejkalime të miratuara të kateve”, si dhe “lëshim i certifikatave të përdorimit në kundërshtim me ligjin”.

“Këto veprime nuk janë thjesht shkelje teknike – ato janë shkatërrim sistematik i rendit ligjor në funksion të përfitimeve të një grushti njerëzish”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Përgjegjësia për këtë situatë, sipas kësaj partie, bie mbi qeverisjen aktuale komunale, në krye me Shaqir Totajn.

“Kryetari Totaj gjithnjë e më shumë shihet si një figurë protokollare, ndërsa pushteti real ushtrohet nga individë dhe grupe të interesit që veprojnë pa llogaridhënie dhe përtej ligjit”, shton LDK.

Partia opozitare kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga organet e drejtësisë.

“Është radha e Prokurorisë që të veprojë me gjithë forcën e ligjit. Të dhënat dhe faktet janë publike, të dokumentuara dhe serioze”.

LDK paralajmëron se muaji tetor – kur pritet të mbahen zgjedhjet lokale – do të jetë mundësi reale për të përmbysur atë që e quan “model të errët të udhëheqjes në Prizren”.

“Qyteti meriton një qeverisje që mbështetet në ligj, drejtësi dhe interes publik – jo në marrëveshje të heshtura dhe pazar të mbyllur”./PrizrenPress.com/

Marketing

 

Më Shumë

Sami Frashëri, intelektuali që i kushtoi jetën çështjes kombëtare

Më 18 qershor 1904, u nda nga jeta Sami Frashëri, pas një jete në përkushtim të kauzës atdhetare. Samiu, ishte intelektual, gazetar, leksikograf, dramaturg dhe...

Përleshje në mes dy familjeve në Kobaj të Prizrenit, vritet një 27 vjeçar

Një 27 vjeçar ka mbetur i vrarë në fshatin Kobaj të Prizrenit, pas një përleshje që është raportuar në mes të dy familjeve. Sipas Policisë,...

Lajmet e Fundit