Prizreni nis shënimin e 26-vjetorit të çlirimit me homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë

 

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me akterët tjerë kanë përkujtuar sakrificën e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për lirinë e pavarësinë e Kosovës.

“Dëshmorët e kombit e kanë vendin më të veçantë në historinë e lavdishme të Kosovës, pasi ata dhanë më të shtrenjtën – jetën – për liri. Le të na shërbejë kjo ditë si kujtesë për sakrificën e madhe të popullit dhe për organizimin e jashtëzakonshëm politik e ushtarak të vajzave dhe djemve që u vunë në mbrojtje të atdheut. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!”, është shprehur kryetari Totaj, thuhet në njoftimin e Komunës.

Shënimi i përvjetorit të 26-të të çlirimit të Prizrenit do të vazhdojë gjatë ditës me aktivitete të ndryshme.

Marketing

Më Shumë

Bekim Fehmiu dje pati 90-vjetorin e lindjes, nipi i tij: Askush s’e kujtoi – i kemi zgjedhjet, duhet me vrapu për vota

Agon Fehmiu, nipi i aktorit legjendar shqiptar Bekim Fehmiu, ka shprehur zhgënjimin e tij për mungesën e përkujtimit institucional dhe publik në 90-vjetorin e...

Përleshje me thika në Prizren, tre persona përfundojnë të lënduar

Një përleshje fizike mes katër personave ka ndodhur në Prizren, ku dyshohet se janë përdorur mjete të mprehta, përfshirë thika, duke lënë të lënduar...

Lajmet e Fundit