Me armë në brez në qendër të Suharekës – Arrestohet 25 vjeçari nga Suhareka

Një person është arrestuar mbrëmjen e së martës në Suharekë, pasi gjatë kontrollit në veturën e tij, policia ka zbuluar një armë zjarri të paautorizuar.

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se mbrëmë, rreth orës 21:00, njësia e trafikut ka ndaluar një veturë në rrugën “Skënderbeu”.

Automjeti po drejtohej nga F.Xh.F., rreth 26-vjeçar i cili, gjatë kontrollit, u kap në posedim të një pistolete të llojit P.A.K., kalibër 9mm, me karikator por pa fishekë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që rasti të procedohet më tej, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë në qendrën e mbajtjes.

 

Rasti është iniciuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës” dhe do të hetohet nga njësia përkatëse e Policisë së Kosovës.

Marketing

Më Shumë

ATK: Nga 1 qershori, s’ka më pagesa cash mbi 2 mijë euro

Administrata Tatimore e Kosovës, ka njoftuar se nga data 1 qershor, pagesat mbi 2 mijë euro ndërmjet bizneseve dhe individëve nuk lejohen të kryhen...

Ardian Gjini merr “timonin” e AAK-së

Ardian Gjini është zgjedhur kryetar i ri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në Kuvendin Zgjedhor të kësaj partie, duke marrë zyrtarisht drejtimin pas...

Lajmet e Fundit