4.6 C
Prizren
E enjte, 25 Dhjetor, 2025

Mehmeti i LDK-së në Dragash, pranon humbjen

FatmirMehmeti-ldk-dragashKandidati i LDK-së për kryetar të Dragashit, Fatmir Mehmeti ka pranuar humbjen përballë kandidatit të PDK-së, Salim Jenuzit.

“Të nderuar simpatizantë dhe ju anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ju falënderoj nga zemra për mbështetjen që më dhatë mua dhe partisë sonë. Para qytetarëve paraqita mundësinë për të kaluar në sfondin e ndryshimit pozitiv, por kjo mundësi nuk mjaftoi për t`u bërë realitet vizioni im. Shpresoj se udhëtimi për të bërë ndryshime nuk mbaron sot. Ne nuk ju zhgënjyem sepse nuk e qitëm në pazar komunën tonë, nuk bëmë kompromise të panatyrshme dhe nuk tradhëtuam përpjekjen për të mbrojtur vlerat kombëtare. Le të mbetet përpjekja jonë një sinjal i fort për të zgjuar ndërgjegjet e fjetura nacionale të atyre që synuan vetëm fitoren. Zoti ju shpërbleftë për përkrahjen tuaj”, shkruan Mehmeti në Facebook. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kampionët bindës në Rahovec

Kampionia e Kosovës, Trepça shënoi fitore në udhëtim ndaj Rahoveci 029 57:110 (11:32, 16:23, 11:24, 19:24), në javën e 13-të të ProCredit Superligës, raporton...

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e ardhshme do të karakterizohet me kushte të ndryshueshme meteorologjike. Pritet të ketë vranësira interval...

Lajmet e Fundit