Muja: Falemnderit Prizren!

Ramadan Muja 2

Ramadan Muja i ka falënderuar të gjithë qytetarët për besimin e dhënë edhe për katër vitet e ardhshme. Ai tha se ndijehet i kënaqur me rezultatin e arritur në balotazh.

“I falënderoj të gjithë qytetarët për besimin e dhënë. Kemi realizuar shumë projekte, por ju premtoj se do të vazhdojmë ende të punojmë”, tha Muja.

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxha tha ndërkaq se fitorja e Mujës, kundër Kryeziut të LDK-së, është e madhe. “Ramadan Muja ka marrë 27 mijë vota, ndërkaq kundërkandidati Eqrem Kryeziu 22 mijë e 900 vota”, tha Hoxha. Edhe partënerët e koalicionit kanë uruar Ramadan Mujën për fitoren e këtyre zgjedhjeve.

Muja merr Prizrenin

Kandidati i PDK-së, Ramadan Muja ka fituar përballë kundërkandidatit të LDK-së, Eqrem Kryeziut.

Sipas rezultateve preleminari kandidati i PDK-së, Ramadan Muja ka fituar 53 për qind, ndërkaq ai i LDK-së, Eqrem Kryeziu 46 për qind. /PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Mohimi i barazisë gjuhësore dhe çështja shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Prof. dr. Xhafer Beqiraj Çështja e statusit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk mund të trajtohet vetëm si çështje teknike e administratës shtetërore,...

Bashkimi kërkon reagimin në Prizren, Trepça një fitore larg titullit

Bashkimi dhe Trepça përballen sonte në finalen e katërt të “Play-off”-it në ProCredit Superligë, në një duel që mund të përcaktojë kampionin e Kosovës...

Lajmet e Fundit