8.8 C
Prizren
E premte, 7 Nëntor, 2025

Merret vendimi për shoferin e autobusit që u aksidentua në Kroaci

Gjykata e Qarkut në Slavonski Brod të Kroacisë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji shoferit të autobusit me targa nga Kosova që u aksidentua të dielën në Kroaci, ku mbetën të vdekur 10 persona dhe u lënduan 40 të tjerë.

Pas marrjes në pyetje, Zëvendësi i Avokatit të Shtetit të Qarkut Franjo Kopuni? tha se ata kishin kërkuar paraburgim për të, kërkesë e cila u miratua sot nga Gjykata.

Çfarë është vërtetuar deri më tani nga inspektimi?

Policia kroate tha e në orën 6:19 të mëngjesit të së dielës pranoi raportin e aksidentit në autostradën A3 Bregana-Lipovac, në korsinë jugore, afër qytetit Slavonski Brod.

Në deklaratën e Policisë është përshkruar se si autobusi me 67 pasagjerë dhe dy shoferë, doli nga autostrada.

“Gjatë hetimit, në prani të avokatit të shtetit, policia përcaktoi se aksidenti i trafikut ndodhi në atë mënyrë që një shtetas 52-vjeçar i Kosovës po voziste një autobus me dokumente dhe targa regjistrimi të Kosovës në korsinë jugore e A3 Bregana-Arruga nga perëndimi në lindje. Duke arritur në kilometrin e 211 të autostradës, shoferi nuk lëvizi në mes të korsisë së shënuar, por drejtoi automjetin në zonën me bar, dhe më pas autobusi u përmbys në anën e tij. Anëtarët e brigadave të zjarrfikësve dhe ekipet tjera emergjente ndërhynë në vendin e ngjarjes për t’i marrë trupat e të aksidentuarve”, thuhet në deklaratë.

Në këtë aksident trafiku, 10 persona vdiqën, 15 persona u lënduan rëndë, ndërsa 30 më lehtë. Të lënduarit u transportuan në spitalin rajonal në Slavonski Brod, ku po mbahen për trajtim të mëtejshëm mjekësor.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e kishte shpallur të hënën ditë zie, për shkak të këtij aksidenti i cili ua mori jetën 10 personave, kryesisht mërgimtarë që po vinin nga Gjermania për pushime në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me disa prej ministrave ishte dje në Kroaci, ndërsa ambasadori i Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli kishte qenë paraprakisht në spitalin rajonal në Slavonski Brod, ku po marrin trajtim mbi 40 persona.

Sipas mediumit kroat, 24sata.hr, shoferët e autobusit nga Kosova që po bartte mërgimtarë nga Frankfurti për në Prishtinë para aksidentit kishin pushuar në Bregana për gjysmë ore.

Aty ata ishin ndërruar dhe drejtimin e autobusit e kishte marrë shoferi tjetër. Supozohet se aksidenti është shkaktuar nga lodhja e shoferit.

Njëri nga shoferët i cili nuk po voziste në momentin tragjik, ka vdekur.

Shoferi i cili po voziste në momentin e rastit tragjik, e pranoi në Prokurori se për një moment e kishte zënë gjumi, dhe më pas autobusi kishte lëvizur fatalisht jashtë

Më Shumë

Ndërprerje e energjisë sot në Gorozhub, Mile, Plane dhe një pjesë të Zhurit

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të ketë ndërprerje të përkohshme të energjisë...

Dy gjyqtarë të rinj nisin angazhimin në Gjykatën Themelore të Prizrenit

Gjykata Themelore në Prizren ka bërë të ditur se Kryetarja e Gjykatës ka pritur në takim dy gjyqtarët e rinj, të cilët nga sot...

Lajmet e Fundit