17.8 C
Prizren
E martë, 16 Prill, 2024

Minir Krasniqi, kryetar i Degës së PDK-së në Prizren

MinirKrasniqi-prizrenMinir Krasniqi është zgjedhur kryetar i Degës së PDK-së në Prizren. Lajmi është konfirmuar për “PrizrenPress” nga zëdhënësi i PDK-së, Samir Hoxha.

Sipas tij, Krasniqi është emruar unanimisht nga Kryesia pasi që Nait Hasani është tërheq nga gara. Hasani do të jetë nënkryetar i degës së PDK-së në Prizren, bashkë me:

1. Hasan Hasani
2. Shukri Çuni
3. Laura Guguli
4. Agim Zogaj
5. Ndue Qollaku
6. Naser Berisha
7. Masar Shala
8. Ruzhdi Rexha

Ndërkaq për sekretar të dëgës së PDK-së në Prizren janë zgjedhur:

1. Nijazi Kryeziu – Sekretar i përgjithshëm i degës
2. Samir Hoxha – Sekretar për marrëdhënje me publikun
3. Kujtim Gashi – Sekretar organizativ
4. Nexhat Çoçaj – Sekretar për qështje teknike

Ndërkaq për shef të shtabit zgjedhor në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit të këtij viti kryesia e degës ka propozuar dhe votuar Hasan Hasanin. /PrizrenPress.com/

 

Nait Hasani dhe Minir Krasniqi kandidatë për kryetar të Degës së PDK-së në Prizren

Nait Hasani dhe Minir Krasniqi janë dy kandidatë që janë propozuar për kryetar të Degës së PDK-së në Prizren. Anëtarët e Kryesisë së PDK-së, pas propozimeve do të votojnë për dy kandidatët, Hasnin dhe Krasniqin.

Zgjedhja e tyre do të behët me vota të fshehura. Në këto momente Kryesia e PDK-së, është duke u përgatitur për procesin zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të të Degës. /PrizrenPress.com/

Filloi mbledhja e Kryesisë së PDK-së në Prizren 

Kryesia e PDK-së në Prizren në këtë momente sapo ka filluar mbledhjen e parë të saj. Në këtë mbledhja po merr pjesë edhe kryetari i PDK-së, Hashim Thaci së bashku me Enver Hoxhajn dhe Adem Grabovcit. Kryesia pritet që të merr vendim për zgjedhjen e kryetarit të Degës dhe kandidatit për kryetar të Prizrenit. Burimet e “PrizrenPress-it” bëjnë të ditur se Ramadan Muja ka gjasat më të mëdha që të jetë sërish kandidat për kryetar të Prizrenit./PrizrenPress.com/

Mblidhet Kryesia e PDK-së në Prizren

Kryesia e re e PDK-së , do të mblidhet sot për herë të parë në Prizren. Mbledhja mbahet në ora 11:30 në selinë e PDK-së. “Ftoheni që të merreni pjesë  në mbledhjen e Kryesisë së Dehës së PDK-së në Prizren. Mbledhja mbahet sot në ora 11:00”, thuhet në njoftimin e Degës së PDK-së në Prizren.

Burimet e “PrizrenPress-it” bëjnë të ditur se në këtë mbledhje do të zgjedhet kryetari i Degës dhe kandidati për kryetar të Prizrenit. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

25 vjet nga Beteja e Koshares, Haradinaj: Thyerja e kufirit Kosovë – Shqipëri ishte ditë gëzimi për të gjithë shqiptarët

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në manifestimin qendror “Beteja e Koshares”. Ai ka thënë se fitorja në...

Në Prizren, sot mbahet ceremonia e diplomimit të deminierëve të kursit të parë me kontingjentin ukrainas

Sot, në kazermën e FSK-së “Lidhja e Prizrenit”, në Prizren, do të mbahet ceremonia e diplomimit të deminierëve të kursit të parë me kontingjentin...

Lajmet e Fundit