10.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Ministrat ‘dezertojnë’ nga pyetjet parlamentare

Kuvendi i Kosoves 7Deputetët e Kuvendit të Kosovës të enjten në seancën plenare nuk morën shumë përgjigje nga kabineti qeveritar ngaqë shumica e ministrave nuk ishin të pranishëm në seancë.

Anëtarët e qeverisë së vendit vazhdojnë t’i injorojnë pyetjet e deputetëve, njëjtë sikur në seancat e legjislaturës së kaluar.

Në seancës e së enjtes u krijuan situata komike brenda sallës së Kuvendit, kur kryesuesi i seancës u jepte fjalën deputetëve për t’u bërë pyetje ministrave, e këta të fundit nuk ishin të pranishëm në seancë.

Në disa raste, madje, mungonin edhe vetë deputetët që ishin paraqitur për të bërë pyetje parlamentare për çështje të caktuara të cilat janë brengë e zgjedhësve të tyre.

Pyetje nga deputetët u shtruan edhe për kreun e Qeverisë Isa Mustafa i cili po ashtu nuk ishte prezentë në seancë. Mbi shtatë pyetje të deputetëve ishin të drejtuar për te kryeministri Mustafa nga subjektet politike si AAK, Vetëvendosje.

Deputetja Aida Dërguti nga Lëvizja Vetëvendosje nuk harroi rastin e ish ministrit për Kthim dhe Komunitet Aleksandër Jabllanoviq për të kërkuar përgjigje nga kryeministrit Mustafa nëse Jabllanoviq ishte shkarkuar apo kishte dhënë dorëheqje.

“Më 3 shkurt kryeministrit në një konferencë tha se sa i përket ministrit Jabllanoviq nuk është pjesë e kabinetit të qeverisë. Pyetja ime pse nuk kemi kurrfarë vendimi për Jabllanoviqin”, tha deputetja Dërguti por e cila nuk morri përgjigje për shkak të mungesë së kryeministri Mustafa.

I kërkuar nga deputetët ishte edhe ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahamani prej të cilit kërkuan të dinë se çfarë është duke bërë ministria për falsifikim të barnave, kontrabandë të tyre, ndërtim të objekteve private afër QKUK-së.

“Kemi raporte në media për falsifikimi të barnave dhe pyetja ime ishte për ministrin se a ka marr ministria ndonjë raport për barnat e falsifikuar dhe të kontrabanduar” ishte pyetje a deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu i cili kujdeset që në çdo seancë të ketë pyetje për ministrin e Shëndetësisë.

Për këto pyetje, deputetët nuk morën përgjigje nga ministri Rrahmani pasi që nuk ishte i pranishëm në seancën e Kuvendit të Kosovës.

I treti që u pyet me shumë pyetje ishte ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi. Deputetët kërkuar të dinë më shumë për Gjykatën Speciale .

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi i la një porosi ministrit Hajradin Kuçi për mospjesëmarrjen e tij në seancë.

“Është hera e 8 që deklaroj pyetje parlamentare dhe ministrat nuk janë këtu. A janë të obliguar të vijnë këtu? Nëse po, ata duhet të jenë këtu dhe të jenë transparentë sepse nëse nuk janë transparentë për ne si mund të jenë për qytetarë. Është hera e tretë që dua ti bëjë pyetje ministrit Kuçi”, tha Kurteshi.

Pyetje pati edhe për ministrin e Brendshëm të Kosovës, Skënder Hyseni. Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj tha se ka një pyetje që do t’ia adresojë ministrit Hyseni kurdo që ai të vijë në seancë.

“Të njëjtën pyetje, duhet të vijë ministri të na raportojë sa policë janë nën hetime nga Inspektorati për protestën e fundit. Këtë pyetje do ja bëjë derisa të marr përgjigje”, tha Haradinaj.

Ndërsa deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca duke u shprehur i revoltuar për mospjesëmarrjen e zëvendëskryeministrit Hashim Thaçi, tha se vitin e kaluar janë mbi 80 për qind e pyetjeve të deputetëve që nuk kanë marrë përgjigje.

“Sipas një studimi vitin e kaluar 80 për qind e pyetjeve të deputetëve mbesin pa përgjigje nga qeveria . Tash qeveria e re po e vazhdon avazin e vjetër”, tha Konjufca./Kallxo.xom/

Më Shumë

Joshua: Usyk do të jetë fitimtar ndaj Furyt

Anthony Joshua ka bërë një parashikim të guximshëm se kush do ta fitojë përballjen mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk. Më 18 maj, dy...

Voziti dyfish më shpejtë se sa e kishte të lejuar, gjobitet shoferi me 500 euro, 5 pikë negative dhe ndalim ngasje për 6 muaj

  Është gjobitur një shofer me 500 euro, pesë pikë negative dhe gjashtë muaj ndalim drejtimi të mjetit, për arsye se në zonën ku kufizimi...

Lajmet e Fundit