10.8 C
Prizren
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

Ministri grek: Erdogani, i çmendur

Në vazhdën e retorikave midis Athinës dhe Ankarasë kanë hyrë edhe deklaratat e fundit të ministrit grek të Mbrojtjes.

Para gazetareve që mbulojnë zhvillimet në Parlament, Panos Kammenos ka thënë se arrestimi i dy ushtarakëve grekë pak metra brenda kufirit turk 35 ditë më parë ishte i planifikuar nga Ankaraja për t’u përdorur me pas politikisht dhe ka theksuar se në një vend ku drejtësia funksionon me urdhër të sulltanit, paraburgimi i tyre mund të shkojë deri në 15 vjet, raporton Tch.

I pyetur nëse Athina ka ura komunikimi për këtë çështje me Ankaranë, ai është përgjigjur: “Çfarë ura komunikimi? Këtu po flasim për Erdoganin që del e shan publikisht SHBA, Netanjahun. Po flasim për një njeri që është çmendur krejtësisht. Si të komunikosh me të?”

Ministri Kammenos, ka nënvizuar gjithashtu se Greqia është serioze ne pozicionimin e saj, por nëse shkelet sovraniteti territorial i saj do te përgjigjet ashtu siç duhet. “Nuk do te biem pre e provokimeve për të luajtur një loje tensionesh”, ka thëne ai.

Por orët e fundit pas shfaqjes dhe përshëndetjes së presidentit Erdogan në Shen Sofi me katër gishta, simbolin e “Vëllazërisë myslimane”, si dhe deklaratat e tij me rroba ushtarake duke kritikuar kreun e qeverise greke – edhe Athina ka rritur tonet.

Zyra e kryeministrit Tsipras në një deklaratë për shtyp ka theksuar se Greqia nuk është Turqi ku urdhrat tek drejtësia i jep një sulltan. Ndërkohë opozita greke ka kritikuar edhe kryeministrin Tsipras për mënyrën se si po e trajton krizën me Ankaranë, edhe ministrin e tij të Mbrojtjes për deklaratat e tij që i konsideron aspak politike.

Më Shumë

Nesër mbahet takim letrar në nderim të profesorit Hajdar Mallaku

Në nderim të jetës dhe veprës së profesorit Hajdar Mallaku, nesër do të mbahet një takim letrar përkujtimor në Prizren. Takimi organizohet nga Shoqata për...

“Nëse ke një mundësi për të shpresuar…” – Vargu i Lea Ypit në këngën e re të U2

Vokalisti i bendit legjendar U2, Bono, ka përmendur akademiken dhe shkrimtaren shqiptare Lea Ypi gjatë prezantimit të projektit të ri muzikor “Days of Ash”. Në...

Lajmet e Fundit