-1.2 C
Prizren
E shtunë, 4 Shkurt, 2023

Ministrja e Financave tregon nëse i kanë votat për të kaluar Ligjin që mundëson tërheqjen e 10-përqindëshit

Kuvendi i Kosovës ka dështuar gjashtë herë që të kalojë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, i cili u mundëson qytetarëve tërheqjen e 10 përqindëshit nga Trusti, raporton Express.

Ky projektligj do të dal në votim edhe të hënën. Por, a i ka Qeveria Hoti votat e nevojshme që ta kalojë?

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë se ata kanë mbledhur 61 vota për votimin e këtij projektligji.

“Janë 61 nënshkrime qe i ka mbledhur Grupi Parlamentar i LDK-së, pra ne 61 vota i kemi çdo herë në parlament”.

“Por, ka qenë mungesa e deputetëve për shkaqe të ndryshme një kohë e dini që kemi pasë disa deputet me COVID-19, mandej disa i kishim në udhëtime, ata të gjithë janë zotuar që të hënën do të jenë në Kuvend në ora 10:00 për të votuar ligjin për rimëkëmbje ekonomike”.

“Por, kjo nuk do të thotë që përfundon gjithçka, ligji të hënën kalon vetëm në lexim të parë. Më pas të gjithë deputetët e partive politike kanë mundësi të japin komente dhe sugjerime do të ketë edhe amandamente”, ka thënë Bajrami.

Më Shumë

Gjashtë vjet nga vdekja e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli

Shkrimtari, poeti dhe politikani shqiptar Dritëro Agolli ka vdekur më 3 shkurt të 2017, në moshën 85-vjeçare. Agolli vuante prej kohësh nga një sëmundje në...

Dëshmitari thotë se këmbimi i pronës me Komunën e Prizrenit, ka qenë në interes të dy palëve

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të enjten, në gjykimin ndaj zyrtarëve të Komunës së Prizrenit, Arben dhe Shqipron Krasniqi, të akuzuar për korrupsion, dëshmitari...

Lajmet e Fundit