11.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Minoritetet të integruara në shoqërinë malishevase

Malisheve-Komiteti per KomuniteteKomiteti për Komunitete, ka mbajtur sot një takim publik me qytetar, përfaqësues të institucioneve dhe shoqërinë civile, me qëllim të raportimit për punën e këtij komiteti dhe hartimin e planit të punës për vitin 2015. Në këtë takim, u vlerësua se minoritetet në Malishevë, janë integruara në shoqëri dhe janë të barabartë me të gjithë qytetarët.

Fillimisht, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku, tha se “këto takime, jo vetëm që ndihmojnë punën e këtij komiteti, por ndihmojnë edhe në zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë, përfshi edhe komunitetet që jetojnë këtu”.

“Komunitetet në Malishevë, janë të integruara mirë në shoqërinë tonë dhe japin kontributin e tyre në zhvillimet e përgjithshme në mënyrë të barabartë. Papunësia është problemi më i theksuar tek ne si shoqëri dhe nuk prekë vetëm komunitetin RAE, por gjithë shoqërinë”, tha Mazreku.

Ndërsa komandanti i stacionit policor në Malishevë, kapiteni Halil Morina, tha se nga ana e Policisë së Kosovës, nuk është regjistruar asnjë rast i incidenteve ndëretnike në Malishevë, në këto vitet e fundit.

Ndërsa përfaqësuesi i komunitetit RAE, Naser Malisheva, që është nënkryetar i komitetit, deklaroi se “komuniteti RAE, nuk është i diskriminuar në asnjë aspekt në Malishevë dhe janë të barabartë, si në shkollim, ashtu edhe në të gjitha fushat tjera të jetës”.

Kryetari Komitetit për Komunitete, Fatmir Ademaj, ka prezantuar raportin e punës së komitetit për vitin 2014, e më pas edhe planin e punës për vitin 2015, ndërsa nga takimi, për çka edhe ishte organizuar ky takim, janë marrë edhe sugjerimet dhe propozimet e grupeve të interesit, në hartimin planit të punës për këtë vit.

Ky plan i punës, pas miratimit në Kuvendin e Komunës, do të zbatohet nga ana e komitetit.

Takimi publik i Komitetit për Komunitete, është organizuar në bashkëpunim mes komitetit dhe OSBE-së./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Konfiskohet drogë në vlerë rreth 70 mijë euro në Suharekë, arrstohen katër të dyshuar

Policia e Kosovës njofton se në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe prokurorinë, kanë arrit të realizojnë identifikimin e katër personave të...

Akil Gjakova lë pas problemet jashtë sportit, përfaqëson Kosovën në Evropianin e xhudos

Xhudisti Akil Gjakova do të përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Evropian për Senior që do të zhvillohet në Zagreb të Kroacisë nga 25-27 prill. Ky muaj...

Lajmet e Fundit