16.9 C
Prizren
E premte, 18 Korrik, 2025

“MISSING” ia mësyn Prishtinës si provokim, apo si “pyetje e harruar”

Missing-GracanicaAutori i “MISSING”, Goran Stojçetoviq, e di se ekspozimi i veprës së tij në Prishtinë do të shkaktojë probleme. Por megjithëkëtë ia ka mësyrë që ta sjellë në kryeqytet, shkruan “Koha Ditore”.

Që këtij instalacioni në kujtim të të zhdukurve dhe të të kidnapuarve serbë t’i bëhet një vend për ekspozim autoritetet komunale kanë marrë një kërkesë. Komunës së Prishtinës kërkesën ia ka adresuar Shoqata e të zhdukurve serbë dhe e pakicave të tjera joshqiptare.

Vetë kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ia ka konfirmuar këtë gazetës. Ka treguar gatishmëri që t’i përgjigjet pozitivisht, por me një kusht. Shoqata “Thirrjet e nënave” një kërkesë të tillë e konsideron provokim.

“Është kërkuar që të vendoset obelisku sa për ekspozim”, ka thënë Ahmeti të enjten. “Kërkesa i është proceduar Departamentit të Urbanizmit”, ka shtuar ai. Para se të kthehet një përgjigje, Ahmeti kërkon siguri. “Për këtë rast do ta pyes edhe Ministrinë e Punëve të Brendshme, edhe Policinë e Kosovës për siguri e pastaj e procedojmë”, ka thënë ai.
Vetë autori thotë se “MISSING” provokon, sepse, siç ka thënë ai, hap “pyetje të harruara”.

“Vetë ekspozita tregon pakuptimësinë e sulmit ndaj këtyre njerëzve njashtu siç nuk dihet se ku janë. Lidhur me këtë kemi edhe fenomenin e ‘Shtëpisë së verdhë’ dhe ka goxha çështje që hapen këtu dhe unë pres probleme. Së pari nga Prishtina, kur këto ditë do ta marrin vesh se sa fort do të shpërndajë apo ndoshta do të hapë pyetje të reja”, citohet të ketë thënë Stojçetoviq për radion lokale “KiM”. Vepra e tij, një skulpturë me shkronjat që krijojnë fjalën “MISSING” (MUNGOJNË), ku zënë vend fotot e të zhdukurve, ka kohë që ka zënë vend në Graçanicë. Bie në sy në anë të djathtë, skaj rrugës në qendër të Graçanicës.

“MISSING” në shikim të parë ka pamjen e “NEWBORN”, që është i vendosur në qendër të Prishtinës. Por Stojçetoviq e hedh poshtë këtë dhe ka një arsyetim.

Për artistin e lindur në Ferizaj, i cili thotë se e ka kryer Akademinë e Arteve në Prishtinë, obelisku kushtuar pavarësisë së Kosovës për të është një.

Krejt ndryshe mendon Nysrete Kumnova, që për 15 vjet nuk di për fatin e djalit të vetëm. Kumnova, kryetare e shoqatës “Thirrjet e nënave”, ka thënë se si shoqatë e kundërshtojnë këtë nismë.
“Vendosja e përkohshme është vetë provokimi. Ata janë kriminelë që kanë bërë krime e më pas janë vrarë ndërmjet vete e janë zhdukur”, ka thënë Kumnova

Më Shumë

Dështon edhe përpjekja e 46-të për konstituimin e legjislaturës së nëntë

Ka dështuar edhe përpjekja e 46-të për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës. Edhe të dielën, kryesuesi i seancës, Avni Dehari ka...

Ish-kryeministri Agim Çeku dhe 9 të tjerët dënohen me nga 1 vit burgim në rastin “Veteranët”

Gjykata Themelore në Prishtinë në rigjykim i ka shpallur fajtorë dhe i ka dënuar me nga një vit burgim ish-kryeministrin Agim Çeku dhe 9...

Lajmet e Fundit