7.4 C
Prizren
E enjte, 2 Prill, 2026

Mjekët e Prizrenit bëjnë thirrje që përkundër largimit nga izolimi, të respektohen masat mbrojtëse(Video)

Pas gati tri javësh prej se u fut në karantinë, Komuna e Prizrenit të dielën ka dalë nga izolimi.

Megjithëse rastet me COVID-19 janë shtuar në këtë komunë, Ministria e Shëndetësisë zbatoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila vlerësoi se futja në karantinë e Prizrenit ishte bërë në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.

Mjekët bëjnë thirrje që përkundër largimit nga izolimi, të respektohen masat mbrojtëse ndaj përhapjes së virusit, pasi theksojnë se rreziku nuk ka kaluar.

Numri i rasteve u rrit nga kontaktet e pacientëve dhe stafit mjekësor në repartin e hemodializës në Spitalin e Prizrenit, raporton KOHA.

Ministria e Shëndetësisë pritet që nga fillimi i javës të marrë masa të reja për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në Prizren.

Ndërkohë një numër i vogël i qytetarëve kanë shfrytëzuar orën e lëvizjes këtë të diel në qendër të qytetit. Ata e kanë mirëpritur largimin e qytetit nga karantina shkaku i ndikimit në zhvillimin ekonomik.

Nga koronavirusi në këtë komunë, e cila u fut në karantinë më 12 prill, kanë vdekur dy persona, derisa aktualisht numri i të infektuarve është 78.

Më Shumë

Identifikohet 70-vjeçari që u gjind pa shenja jete dje në Prizren

Është identifikuar i moshuari 70-vjeçari i cili u gjind i vdekur në rrugën “Edit Durham” në Prizren. Policia e Kosovës dje kërkoi ndihmë nga...

Olimpiada e Kimisë mbahet me sukses në Suharekë

Në Komunën e Suharekës është organizuar me sukses Olimpiada e Kimisë, ku morën pjesë nxënës nga shkollat e mesme të larta të kësaj komune. Sipas...

Lajmet e Fundit