9.7 C
Prizren
E enjte, 6 Nëntor, 2025

Mjekët, objekt sulmi në vendin e tyre të punës

Dhjetëra raste të sulmeve fizike ndaj mjekëve në vendin e tyre të punës janë raportuar gjatë vitit 2019.

Rasti më i ri ishte raportuar ai i sulmit fizik ndaj një mjeku në Klinikën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, derisa ai po ofronte trajtim shëndetësor.

Oda e Mjekëve të Kosovës, kishte reaguar duke shprehur shqetësim, indinjatë dhe zhgënjim me këtë rast.

Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu, thotë se në bazë të hulumtimeve të bëra në gjithë Kosovën, rezulton se 78.8 për qind e mjekëve kanë deklaruar se kanë përjetuar një formë të dhunës, qoftë fizike apo verbale.

Por, ajo që mbetet shqetësuese është se në 2.7 për qind të rasteve, dhuna ka vazhduar edhe jashtë institucioneve shëndetësore.

Një tjetër rast sulmi së voni, kishte ndodhur edhe në Spitalin e Ferizajt, kur një mjek ishte sulmuar derisa po kryente punën e tij.

Jeton Zeqiri, drejtor i spitalit të Ferizajt, duke folur për Radion Evropa e Lirë ka treguar se si ka ndodhur ai rast në spitalin që ai udhëheq.

”Ka qenë kujdestaria e datës 6 nëntor, në orën 12 e 40 pas mesnate, kur ka ardhur pacienti me shtypje të lartë të gjakut dhe gjakderdhje nga hunda. Mjeku kujdestar ka filluar trajtimin, fillimisht për ta ulur shtypjen e lartë të gjakut. Familjarët thonë që ta tamponojnë pacientin, derisa ky i fundit iu shpjegon se duhet të presin deri në 10 minuta derisa të stabilizohet gjendja e pacientit dhe më pas ta bëj tamponimin, sepse përndryshe ka kundër indikacione. Por, pas kësaj familjarët fillojnë sulmin ndaj mjekut, pra bëhet fjalë për njërin djalë të pacientit, derisa edhe dy djemtë e tjerë që ishin duke pritur jashtë, hyjnë në sallë dhe që të tre e sulmojnë mjekun. Më pas stafi mjekësor e qetëson situatën dhe e thërret policinë”, sqaron Zeqiri.

Lidhur me këtë rast, Prokuroria Themelore në Ferizaj kishte njoftuar se ishin ndaluar dy persona për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë sulmuar personin zyrtar, përkatësisht mjekun S.F, në vendin e tij të punës, me ç’rast të njëjtit i kanë shkaktuar lëndime trupore.

Në anën tjetër, Oda e Mjekëve, përmes reagimit e cilëson si shqetësues faktin që institucionet përgjegjëse, sidomos ato të ndjekjes penale, me pasivitetin e tyre, siç thuhet, “janë duke i stimuluar këto sulme që tanimë janë bërë fenomen ditor”.

Më Shumë

Qeveria vendos për vlerën e pensioneve, ekzekutohen të rritura nga nesër

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka premtuar rritjen e pensioneve bazë për pensionistët dhe rritjen e shtesave për fëmijët, në votimin e Projektligjit të...

OVL-UÇK reagon për mospërfshirjen e veteranëve në rritjen e pagave

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka reaguar ndaj deklarimeve të sotme të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në...

Lajmet e Fundit