11.6 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Mjeku i ri nga Krusha bëhet pjesë e studimit për efektivitetin e vaksinave Pfizer dhe Moderna

Arbër Shehu nga Kusha ka arritur të bëhet pjesë e studimit për efiktivitetin e vaksinave Pfizer dhe Moderna.

Deputeti nga radhët e Listës “Guxo”, Haxhi Avdyli ka publikuar një foto me një nga mjekët e rinj nga Kosova i cili po tregohet i suksesshëm në botë, raporton Gazeta Express.

Ai ka thënë se mjeku i ri nga Krusha e vogël, babai i të cilit është zhdukur në luftë,  është bërë pjesë e studimit për efektivitetin e vaksinave Pfizer e Moderna.

Avdyli ka shkruar se Arbëri është pjesë edhe e instituteve më prestigjioze kërkimore.

“Kur e pata pirë kafen e fundit para nisjes së Arbërit për Amerikë, e dija që dr Arbëri do arrinte majat e suksesit. Arbër Shehu, student i shkëlqyer, mjek i ri nga Krusha e vogël, babain e zhdukur në luftë, para 5 viteve iku në SHBA, për të vazhduar specializimin. Si shkëlqeu këtu me studime edhe atje po shkëlqen. Tani atje është pjesë e instituteve me prestigjioze kërkimore, dhe së fundi pjesë e studimit më të perfolur për efektivitetin e vaksinave Pfizer e Moderna.Krenar që isha bashkëudhetar në një pjesë të rrugës së tij së drejtë majave të suksesit”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social Facebook./Express/

 

 

 

Më Shumë

Kastrati: Synojmë që Malisheva të bëhet komuna më e pastër në vend

Ka nisur aksioni njëmujor për pastrimin e ambientit në Komunën e Malishevës, me moton “Për Malishevën e pastër”, i cili do të zgjasë gjatë...

Përkujtohen dëshmorët dhe martirët e Nagacit në 27-vjetorin e rënies së tyre

Në fshatin Nagac të Rahovecit është shënuar sot 27-vjetori i rënies së dy dëshmorëve dhe pesë martirëve të lirisë, raporton PrizrenPress. Në këtë aktivitet morën...

Delirium

Lajmet e Fundit