8 C
Prizren
E enjte, 2 Prill, 2026

Molliqaj: Krerët e UÇK-së po mbahen peng në Hagë, duhet të ndërrohet juridiksioni i Speciales

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, që ka ftuar protestën e sotme kundër Gjykatë Speciale ka thënë se krerët e UÇK-së që janë arrestuar po mbahen peng në Hagë.

“Më lejoni t’i përshëndes krerët e UÇK-së që janë marrë peng në Hagë. Procesi i Speciales na ka nxjerr edhe një mësim shumë të rëndësishëm. Liria mund të fitohet por duhet të mbrohet”, ka thënë Molliqaj.

“Ne s’jemi këtu për t’i dekoruar ata që e kanë kundërshtuar këtë Gjykatë as për t’i fajësuar ata që e kane votuar. Ata që e kanë votuar këtë gjykatë nën presionin për akuzën e trafikut të organeve sot duhet ta kundërshtojnë më shumë se ata që e kanë kundërshtuar në fillim”, ka shtuar ai tutje.

Molliqaj ka thënë se duhet bashkuar për të mbrojtur luftën e UÇK-së.

“Me votën e tyre është krijuar një monstrum. Ftesa jonë është e qartë. Duhet të bëhemi bashkë nëse e kemi njëmend mbrojtjen e UCK-së.. Ata që nuk i duan udhëheqësit nuk e duan UÇK-në”, ka thënë Molliqaj.

Ai ka thënë se duhet të ndërrohet juridiksioni i Gjykatës Speciale dhe sipas tij kjo është nevojë urgjente.

“Duhet të ndërrohet juridiksioni i kësaj gjykate. Është moment urgjence, duhet të veprojmë tash”, ka shtuar tutje Molliqaj./Express/

Më Shumë

61 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1.800 tiketa të shqiptuara

Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat zyrtare për 24 orët e fundit, duke ofruar një pasqyrë të përgjithshme mbi gjendjen e sigurisë...

“Kur dhimbja më rritë” – përurohet libri i Filloreta Gashit

Në kuadër të aktiviteteve për fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri, u përurua libri “Kur dhimbja më rritë” i autores Filloreta Gashi, një...

Lajmet e Fundit