11.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Ligji për Pagat rrezikon të kthejë procesin në pikën zero

Projektligji për Pagat në Sektorin Publik dhe Projektligjin për Zyrtarët Publikë ka zgjuar reagime të shumta nga OJQ e organizata të ndryshme në vend.

 

Përmes një komunikate për medie, Konsorciumi për të Drejtat e Punës dhe Koalicioni për Drejtësi Shoqërore dhe të Drejta Socio-Ekonomike shprehin shqetësimin lidhur me vërejtjet dhe problemet për këto dy projektligje, të ngritura edhe më parë nga organizatat e nënshkruara në këtë reagim, organizata të tjera të shoqërisë civile dhe sindikale, si dhe organizata ndërkombëtare në Kosovë.

Në komunikatë vihen në pah një varg vërejtjesh në Ligji për Pagat, që, sipas tyre, do të duhej të kishte për qëllim të harmonizonte pagat në sektorin publik.

“Ligji për Pagat është miratuar pa e përcaktuar vlerën monetare të koeficientit, i cili përdoret për të caktuar lartësinë e pagave, duke pamundësuar kështu diskutimet më të thella mbi vlerat e pagave nga grupe të ndryshme shoqërore, si dhe duke cenuar parimet e sigurisë juridike dhe ligjshmërisë”, thuhet në reagim.

Për më tepër, Ligji për Zyrtarët Publik, i cili ka për qëllim rregullimin e marrëdhënies së punës së zyrtarëve publik në institucionet e Republikës së Kosovës, në formën në të cilën është miratuar rrezikon të shtojë ndikimin politik në shërbimin civil.

Konsorciumi për të Drejtat e Punës dhe Koalicioni për Drejtësi Shoqërore dhe të Drejta Socio- Ekonomike shpreh shqetësimin që miratimi i këtyre dy ligjeve në këtë formë rrezikon ta kthejë tërë procesin në pikën zero, varësisht nga vlerësimi i kushtetutshmërisë nga Gjykata Kushtetuese.

Më Shumë

Mbi 50 për qind të shqiptarëve të Shqipërisë nuk e kanë vizituar asnjëherë Kosovën

Në Barometrin e Euronews Albania, ku u bënë bashkë për herë të parë në një studim të përbashkët qytetarë në Shqipëri dhe në Kosovë,...

Sot varroset aktorja Shirine Morina

Sot në orën 16:00 do të bëhet varrimi i aktores së njohur, Shirine Morina. Teatri Kombëtar i Kosovës ka njoftuar se sot do të organizojë...

Lajmet e Fundit