15.8 C
Prizren
E martë, 21 Maj, 2024

‘Mos e kanë fjalën për 1 prillin’: Kurti tallej me opozitën për zgjedhje, tash ia ‘aprovon’

 

Në një prej deklaratave të para dy vitesh, kryeministri Albin Kurti do të tallej me opozitën në Kosovë rreth kërkesës së tyre për zgjedhje, duke deklaruar se ‘ndoshta e kanë pasë fjalën për 1 prillin’.

“Kur kanë menduar për zgjedhjet në prill, duhet t’i pyesni mos e kanë pasë fjalën për 1 prillin.

Unë ua uroj Vitin e Ri edhe zotit Abdixhiku edhe opozitës në përgjithësi.

Ju dëshiroj gjithë të mirat në vitin 2022.

Duket që unë jam njëmend i zënë me punët e subjektit tim politik dhe nganjëherë më duhet të mungoj në disa aktivitete të tjera, por duket që z.Abdixhiku është shumë më i zënë në subjektin e tij politik prandaj edhe mungon shpesh.

Unë diplomën në Universitetin e Prishtinës e kam në Fakultetin e Teknikës, nuk e kam për blerje në bursë, por nuk besoj se kemi bërë asnjë lëshim apo gabim deri tani.

Ndodhemi në akuza dhe sulme të shumëta të opozitës, por duhet ta kuptoni që unë kam ardhë në qeverisje me një fitore të listës sonë prej 50.1 për qind sepse ka ekzistuar një dëshpërim i madh me opozitën aktuale që ishte në pushtet”, do të deklaronte Kurti.

Dy vite më pas, kryemininstri Kurti është shprehur i gatshëm për zgjedhje, por ka një kërkesë: që opozita ta shpërbëjë Kuvendin e jo ai të jap dorëheqje.

“Tash nëse dëshirojmë zgjedhjet ti mbajmë jo në dimër, jemi njerëz të arsyeshëm të kuptueshëmPas 12 muajve, do të mund të jetë situate e një dimri që nuk e dimë cfare është, për zgjedhjet e radhës.Shkurti i vitit 2021, moti nuk ka qenë edhe i keq por nuk ka qenë edhe i mirë. Tash nëse dëshirojmë zgjedhjet ti mbajmë jo në dimër, jemi njerëz të arsyeshëm të kuptueshëm”, deklaron tash Kurti.

“Nëse opozita do zgjedhje, ne jemi të gatshëm të ulemi e të bisedojmë për shpënrdajen e Kuvendit dhe shkuarjen në zgjedhje. Nëse opozita është e interesuar të mos i kemi 12 muaj, por të kemi më pak muaj, atëherë jemi të gatshëm ta shpërndajmë Kuvendit”, tha Kurti para pak ditësh.

Pozicionimi i partive politike rreth zgjedhjeve që po përmenden për ditë e më shumë është ky: Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka një mocion që pret t’ia nënshkruajnë partitë tjera opozitare, në mënyrë që të shpërbëhet Kuvendi dhe vendi të shkojë në zgjedhje.

Partia Demokartike e Kosovës, para pak ditësh, zyrtarizoi Bedri Hamzën për kryeministër të Kosovës dhe ka propozuar edhe një datë për zgjedhje: 9 qershorin.

Lidhja Demokratike e Kosovës, deri tani, të paktën sipas deklaratave të kryetarit të saj, z.Lumir Abdixhiku, dëshiron që vendi të shkojë në zgjedhje nëpërmjet dorëheqjes së kryeministrit Albin Kurti.

Ky i fundit, të paktën deri tani nuk e prnaon këtë mënyrë për të shkuar në zgjedhje, pasi para pak ditësh tha se ‘nuk ka nevojë të jap dorëheqje’ sepse ‘Qeveria e tij është shumë e mirë dhe po punon shumë mirë’./Nacionale

Më Shumë

Lajmet e Fundit