-1.1 C
Prizren
E mërkurë, 17 Dhjetor, 2025

Mosmarrëveshja e dy vëllezërve në Rahovec që përfundoi me vrasje – flasin bashkëvendësi

Një person është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës rreth orës 21:00 në fshatin Sopniq të Rahovecit. Bashkëvendësit thonë se vëllezërit kishin problem edhe në të kaluarën.

Për problem familjare që ende nuk dihen se cilat ishin, dyshohet se 58-vjaçari plagosi me armë zjarri vëllain e tij 65-vjeçar në Sopniq të Rahovecit.

I plagosuri ishte dërguar në fillim në QKMF-në e Rahovecit e më pas në Spitalin Rajonal të Gjakovës.

Mjeku kujdestar Jeton Vorfi thotë se 65-vjeçari erdhi në spital me tri plagë të rënda që ishin fatale për jetën e tij.

“65-vjeçari ka ardhur i gjallë, por në gjendje shumë kritike. Për shkak se ka pasur dy plagë hyrëse-dalëse në gjoks dhe një në qafë pacienti është reanimuar dhe i është vendosur edhe një tub torakal për të mos i dalë gjaku, mirëpo lëndimet kanë qenë shumë serioze dhe nuk iu ka mbijetuar pas gjysmë ore”, shprehet për RTV Dukagjinin, mjeku Jeton Vorfi.

Kryetari i fshatit tregon se edhe në të kaluarën vëllezërit kishin pasur mosmarrëveshje, por që me ndërmjetësimin e fshatarëve janë pajtuar, përcjell Telegrafi.

“Janë vëllezër në mes veti dhe një mosmarrëveshje e vogël duket se ka quar në tragjedi. Ne të gjithë kemi mosmarrëveshje nga pak me njëri-tjetrin. Këta edhe më herët kanë pasur mosmarrëveshje të vogël, por unë pata insistuar të pajtohen. Kur iu ka vdekur nëna, djemtë e të ndjerit e patën marrë axhën dhe nuk kanë pasur më mosmarrëveshje. Tash kemi mbetur pa fjalë. Nuk ka as tri-katër ditë që kemi qëndruar së bashku në park. Sipas djemve të tyre zënka e tanishme ka ndodhur për disa fjalë. Thjesht problem familjarë”, tregon kryetari i fshatit Melsur Gashi.

I dyshuari për këtë rast sipas policisë është arrestuar dhe dërguar në paraburgim për 48 orë./Telegrafi/

Më Shumë

Liria e mbyll vitin me fitore ndaj Drinit të Bardhë

Ndeshja miqësore mes Lirisë së Prizrenit dhe Drinit të Bardhë të Hasit u mbyll me fitoren 3–2 për ekipin prizrenas, në një takim me...

Policia jep detaje për aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova” ku vdiqën dy gra nga Shqipëria

Nga aksidenti i rëndë që ndodhi mëngjesin e së premtes mes një veture dhe një kamioni që transportonte mallra në autostradën “Ibrahim Rugova”, humbën...

Lajmet e Fundit