11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Munishi: Po bëjnë hajgare me jetët tona, askund në botë si në Kosovë!

Ismet Munishi nuk ka të ndalur. Ai po vazhdon ta kundërshtojë rinisjen e aktiviteteve futbollistike në Kosovë me lejen që institucionet shëndetësore ia dhanë para pak ditësh Federatës së Futbollit të Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Si një ish futbollist i famshëm, tani trajner, Munishi thotë se edhe vet mezi e ka pritur rikthimin në futbollit që ishte ndërprerë që nga marsi shkaku i koronavirusit. Por, jo në këtë mënyrë siç po ndodh në Kosovë.

“Kemi filluar të ushtrojmë pa kurrfarë protokolli, pa kurrfarë kontrolli. Nëse ma gjeni një vend të botës ku kanë filluar kështu si ne, ma thoni. Kemi filluar stërvitjet pa bërë teste për koronavirus. Do ta fillojmë edhe kampionatin. Futbolli është lojë kontakti. Për shembull, njëra skuadër i bën testet, tjetra jo. Cka nëse ai ekip e ka një lojtar të infektuar. Do t’i infektojë të gjithë. Jam tepër i shqetësuar sidomos nga dje kur një lojtar i Dritës rezultoi me koronavirus”, thotë Munishi në një bisedë me Gazetën Express.

Ai është trajner i Ballkanit. Me këtë ekip e ka bërë mrekullinë në Superligë duke kryesuar pas 22 xhirove të zhvilluara. Deri në fund të kampionatit janë edhe 11 ndeshje për t’u zhvilluar.

Kërkesa e Munishit për anulim të kampionatit nga rivalët e titullit dhe disa analistë është konsideruar se “interes” i trajnerit për t’u mbyll sezoni dhe për ta marrë Ballkani në tavolinë trofeun e titullit. Sepse në fushë nuk e ka të sigurt, ngase e ka veç një pikë më shumë sesa Drita dhe tri më shumë sesa Gjilani e Prishtina.

“Kjo është absurde. Un e kam për ruajtjen e shëndetit, për të mos i rrezikuar jetët e njerëzve. Të gjithë ne si trajnerë e futbollist kemi familjarë dhe mund të bëhemi bartës të virusit tek ata. Unë kam në ekip futbollist që e ka djalin me probleme kronike. A është duke i menduar ndokush këto”, thekson Munishi.

“Nëse kampionati zhvillohet ekipi im do t’i fitojë të tre trofetë, do t’u japim leksion siç u kemi dhënë gjatë gjithë kampionatit. Por, nëse koronavirusi Eskalon përgjegjësisë nuk do të mund t’i ikin të papërgjegjshmit që po na rrezikojnë të gjithëve”, shton ai.

Munishi thotë se grupet e interesit kanë ndikuar që futbolli të kthehet edhe në këtë formë absurde vetëm shkaku i arritjes së interesave.

“Por, unë nuk e kam ndërmend t’ua imponojë futbollistëve të mijë daljen në stërvitje. Nëse dy-tre apo katër futbollistë refuzojnë të dalin shkaku i rrezikut nga pandemia atëherë unë nuk do të marrë pjesë fare në kampionati. Por, nëse marrë të tre trofetë do t’i fitojë”, u shpreh Munishi.

Këto ditë Ministria e Shëndetësisë kërkoi nga FFK-ja t’i respektojë këshillat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës dhe vetëm duke i respektuar ato klubet t;i rifillojnë stërvitjet. Pas kësaj, FFK vendosi që garat e Kupës t’i rifilloje më 2-3 qershor, kurse kampionati do të rifillojë 7 qershor.

Më Shumë

Latifi mban mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka mbajtur mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive. Ai me drejtorët ka biseduar për ecurinë e punëve,...

Deputetja Duda Balje i përgjigjet Kurtit: Jam kundër, nuk e ndryshoj qëndrimin tim rreth Kodit Civil

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje dhe njëherit kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe...

Gabimi i Noes

Lajmet e Fundit