4.7 C
Prizren
E enjte, 25 Dhjetor, 2025

Në Landovicë rivarroset dëshmori Mevlan Hoxhaj

Në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, është rivarrosur dëshmori Mevlan Hoxhaj.

Rivarrimi është bërë me nderime ushtarake të FSK-së.

Në emër të shoqatave të dala nga lufta, ka folur sekretari i degës së OVL të UÇK-së në Prizren, Isa Berisha, i cili tha se “dëshmori, Mevlan Hoxhaj, ndër të parët në këto hapësira iu përgjigj kushtrimit të pushkës së Jasharjave për Lirinë e Kosovës, duke u shquar me trimëri të pashoq deri në rënien e tij heroike”.

Kryetari i Bashkësisë Lokale të Zhurit, Behar Begaj, tha se “të flasesh për historinë e dëshmorit duhet një kohë e gjatë, dhe se veprat e tij në shërbim të atdheut do të mbesin të pavdekshme”.

Dëshmori, Mevlan Hoxhaj, kishte lindur me datë 9 Korrik të vitit 1974 në Zhur. Gjatë luftës ai ka qenë pjesëtar i brigadës 125-të të Zonës Operative të Pashtrikut, ku mori pjesë në shumë beteja të njësiteve të kësaj brigade kundër forcave ushtarako – policore serbe.

Ai ra dëshmor në luftimet e datës 14 dhjetor 1998 të cilat u zhvilluan në afërsi të fshatit Gorozhup, në malet e Pashtrikut, gjatë përpjekjes së luftëtarëve të Lirisë për të hyrë në Kosovë. Në këtë betejë në altarin e lirisë ranë dëshmorë 37 ushtarë të UÇK-së, në mesin e tyre edhe Mevlan Hoxhaj, ndërsa vritet edhe komandanti i UÇK-së Mujë Krasniqi – Kapuçi. Trupi i dëshmorit Mevlan Hoxhaj me nderime të larta ushtarake ishte varrosur në varrezat e dëshmorëve në Polac të Skënderajt, nga i cili vend, ai sot do të përjetësohet pranë trimave të Lirisë në Landovicë./tvprizreni.com/

Më Shumë

Një vajzë 12 vjeçare ndërron jetë në Pediatrinë e Spitalit të Prizrenit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku një paciente e mitur ka ndërruar jetë derisa ishte nën trajtim mjekësor...

Bashkimi triumfon në njërën nga ndeshjet më emocionuese këtë edicion

Në një super ndeshje, dhe njërën nga sfidat më interesante në këtë edicion, Bashkimi fitoi ndaj GO+ Pejës pas dy vazhdimeve, me shifrat 118:119...

Lajmet e Fundit