5.5 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

Në një fermë të Prizrenit digjen 8 mijë zogj të pulave

Në një fermë në Prizren janë djegur nga zjarri 8 mijë zogj të pulave.

Ferma ishte përfshirë nga zjarri.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ferma e tij e pulave është përfshirë nga zjarri. Njësitet policore, zjarrfikësit dhe ekipi i KEDS-it kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit, të lënduar nuk ka, ndërsa janë djegur rreth 8,000 (tetëmijë) zogj të pulave dhe po ashtu është djegur edhe një pjesë e fermës-objektit. Njësitet policore janë duke hetuar rastin, ndërsa është informuar edhe prokurori lidhur me rastin”, thuhet në raportin e PK-së./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lajmet e Fundit