Në Prizren e Rahovec, masa për të mos lejuar tubimet për Shëngjergj

Pandemia e COVID-19 u ka pamundësuar banorëve këtu në Rahovec që të mblidhen siç bëjnë tradicionalisht për të festuar ardhjen e pranverës.

E njohur si festa e Shëngjergjit, një ritual pagan që nderon ardhjen e pranverës, viteve të tjera mbledh qindra njerëz në këtë vend, në fshatin Patoqan i Poshtëm të Rahovecit.

Derisa kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, thotë se së bashku me Policinë e Kosovës kanë marrë masa që të mos ketë grumbullime të njerëzve, raporton KOHA.

Një tjetër vend që vizitohet më 5 e 6 maj është edhe kjo tyrbe në fshatin Krushë e Vogël e Prizrenit, por prapa kamerës banorët kanë thënë se aty nuk ka pasur fluks të madh të njerëzve.

I qetë e me pak lëvizje të qytetarëve ishte edhe parku i qytetit në Prizren, që çdo vit, më 5 maj shfrytëzohet nga shumë qytetarë të kësaj ane për këtë festë.

Por, lëvizje të shpeshta të qytetarëve u panë në shëtitoren e Prizrenit. Kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka tha se Inspektorati komunal dhe Policia kanë qëndruar në terren për të mos lejuar grumbullimin e njerëzve.

Në të gjithë Kosovën që nga e hëna është shtuar qarkullimi i njerëzve, prej kur edhe u lehtësuan masat e institucioneve për parandalimin e COVID-19.

Më Shumë

Ismet Munishi e godet kryesinë e Lirisë, pas humbjes në barazh nga Dinamo

Humbja ndaj Dinamos në ndeshjen e barazhit për Superligë mund të ketë qenë edhe ndeshja e fundit e Ismet Munishi në stolin e Lirisë. Pas...

Aksident mes dy veturave në Rugovë të Hasit, dy të lënduar

Rreth orës 14:20, në rrugën magjistrale Gjakovë-Prizren, në fshatin Rugovë, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve, ku si pasojë e aksidentit janë...

Lajmet e Fundit