Nënkryetarja e SBASHK-ut: Nuk përfituam nga greva

Vjollca Shala, nënkryetare e SBASHK-ut, ka thënë për “Zërin” se me ndërprerjen e grevës mësimdhënësit nuk kanë përfituar aq sa kanë kërkuar, pasi kërkesa ka qenë që koeficientet të rriten 30 për qind, ndërsa janë rritur rreth 20 për qind, shkruan Gazeta “Zëri”.

Nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala, pranon se mësimdhënësit kosovarë nuk kanë përfituar aq sa kanë kërkuar nga greva trijavore, pasi kërkesa ka qenë që koeficientet e pagave të rriten 30 për qind, përderisa janë rritur rreth 20 për qind.

“Nuk mendoj se kemi përfituar nga greva, mirëpo institucionet tona e kanë kuptuar që pozita në të cilën kanë qenë të radhitur mësimdhënësit, në veçanti mësimdhënësit e arsimit parauniversitar, ka qenë jo e volitshme dhe kemi arritur t’i pozicionojmë në një koeficient më të lartë”, ka thënë ajo në intervistën për “Zërin”.)

Më Shumë

Trangulli i Rahovecit po fiton tregun evropian

Nga serrat e Rahovecit drejt tavolinave evropiane. Me çmim më të lartë, cilësi më të mirë dhe kërkesë në rritje, trangulli i Kosovës po...

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Lajmet e Fundit