10.3 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Nis bashkëjetesa Mustafa-Thaçi

Jahjaga-Thaci-MustafaHashim Thaçin në PDK e therësin “shef”. Me këtë fjalë, kreu i PDK-së për një kohë do të duhet t`i drejtohet deri dje rivalit me të madh të tij politik Isa Mustafës.

Ai do të pranojë që për një kohë ta ketë shef Mustafën duke qenë zv/kryeministër në qeverinë e tij, pasi që kjo është rruga e vetme që Thaçi të arrij të behët shef i shtetit në mes të vitit 2016, atëherë kur presidentes aktuale Atifete Jahjaga do t`i përfundojë mandati.

Formula kur Thaçi si zv/kryeministër do të priste realizimin e qëllimit për t’u bërë president tashmë është parë në shtetin fqinjë që nuk e njeh Kosovën në Serbi.

Atje kryeministri aktual Aleksandër Vuçiq ka qëndruar për dy vjet zv/kryeministër duke e lënë kryeministër partnerin e vogël të koalicionin Ivica Daçiqin. Krejt kjo ka ndodhur pasi që partia më e madhe synonte që ta bënte Tomisllav Nikoliqin president të Serbisë, gjë që edhe është arritur.

Burime të gazetës kanë shpjeguar se ky është skenari i fundit dhe i vetëm i bashkëjetesës së mundshme PDK-LDK. Nëse nuk realizohet gjatë ditës së hënë, atëherë vendi me shumë gjasë shkon në zgjedhje të parakohshme. Skenari, ka shumë gjasa që të mbetet vetëm një përpjekje/tribuna/

Më Shumë

Trepça e pandalshme, 19 fitore radhazi me triumfin në Rahovec

Trepça ka vazhduar formën e jashtëzakonshme në Superliga e Kosovës në basketboll, duke regjistruar fitoren e 19-të radhazi. Mitrovicasit triumfuan në udhëtim ndaj Rahovecit 029...

Kosova vazhdon të ngjitet në renditjen e FIFA-s

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar progres historik në ranglistën botërore të FIFA-s, duke arritur pozitën e 78-të, që është rekordi më i lartë deri...

Lajmet e Fundit