11.5 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

Nis dezinsektimi në shtëpitë e prekura nga vërshimet në Suharekë (Foto)

Komuna e Suharekës javën që lamë pas është prekur nga vërshimet e mëdha të shiut.

Shumë shtëpi dhe rrugë janë shkatërruar, duke shkaktuar kështu dëme të mëdha materiale

 

 


Edhe sot kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj ka dalur në teren për të përcjellë nga afër gjendjen dhe për t’iu ardhë në ndihmë familjeve të prekura nga uji.

Ai përmes faqes së tij zyrtare në llogarinë Facebook ka bërë të ditur se ka nisur edhe dezinsektimi i shtëpive të prekura nga vërshimet me qëllim të shmangie së ndonjë epidemie të mundshme.


“Do të bëhet dezinfektimi në secilen shtëpi të prekur nga vërshimet në Komunën e Suharekës.

Duhet të fillojmë menjëherë ngase nga vonesa të ndryshme mund t’i ekspozohemi ndonjë epidemie të mundshme.

Shpërndarja ka filluar në qytet dhe do të vazhdoj nëpër fshatra, ku secili mund ta shpërndaj në oborrin e tij”, ka shkruar Muharremaj

Më Shumë

Dy raste të vjedhjes në Prizren

Dy  raste të vjedhjes së rëndë janë raportuar në Prizren. Policia ka bërë të ditur se hetimet për të dy  rastet janë në vazhdim, përcjell...

Drini i Bardhë ndan pikët me Flamurtarin

Drini i Bardhë ka marrë një pikë në transfertë, pasi barazoi 2:2 me Flamurtarin në ndeshjen e zhvilluar në Prishtinë, në kuadër të garave...

Lajmet e Fundit